Para rreth dy viteve, në Ditën e komunës së Ulqinit kryeministrat e atëhershëm të Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Hashim Thaçi u shpallen qytetarë nderi të qytetit tonë.
Shpallja e dy kryeministrave shqiptarë si qytetar nderi në atë kohë nuk kaloi pa polemika dhe kritika nga ana e opozitës së athershme. Kishte zëra ga opozita se një lëvizje e tillë e kryetarit të atëhershëm të komunës Fatmir Gjeka ishte provokim për popullsinë jo sllave në Ulqin.
Poashtu për të madhe i zihej Gjekës shpërfillja e procedurave duke mos e kaluar këtë propozim fare në Kuvendin e Ulqinit.
Përparësia e vetme e kryetarit të athershëm të Ulqinit Fatmir Gjeka ishte se së bashku me partinë tjetër shqiptare Forca përbënin boshtin e qeverisjes lokale aq duke ditur se kryetar i atëhershëm i Kuvendit të Ulqinit ishta Fuad Haxhibeti nga radhët e këtij subjekti.
Edi Rama dhe Hashin Thaçi që dy vite janë duke gëzuar titullin e qytetarit të nderit të Ulqinit.