Qyteti i Ulqinit ka dhënë mjaft sportista cilësor në të gjitha sportet gjatë periudhës së kaluar. Megjithatë në mesin e tyre ka të atillë që kanë qenë edhe në nivele shumë të larta. Njëri ndër ata është edhe futbollisti i njohur i futbollit të vogël Safet Kaleziqi. Shpërthimi dhe popullarizimi i këtij sporti në qytetin e Ulqinit mund të ketë edhe ndikime tjera, por që të gjithë sportistat pajtohen se ndër më meritoret është pikërisht z. Kaleziq.
Një nismë interesante sa i përket të vegjëlve vjen pikërisht nga z. Kaleziq dhe z. Adem Suma. Dy persona në fjalë planifikojnë që së shpejti të fillojnë me stervitjet e fëmijëve të moshave 2003,2004 por edhe me të vegjël.
Më poshtë mund të lexoni të plotë njoftimin nga FK Akademia e Ulqinit.
”2017 nje risi e re nje shprese e re per Fotbollin ne Ulqin!
Themelohet Skuadra per grupmoshat!
Fk Akademia e Ulqinit eshte themeluar nga z.Safet Kaleziq dhe z.Adem Suma ku do marrin pjese Lojtaret nga Gjenerata 2003-04-05 e kshtu me rradhe! Sigurisht qe do kete surpriza dita dites! Ju njoftojme se prej Dates 15 Mars do fillojn seancat stervitore!
Sigurisht qe ky lajm nga gezon shume per me teper nje Shpres e re per te ardhmen e Fotbollit ne qytetin e Ulqinit!
Per me shume informacione dhe per regjistrimin: 069-650-804”