Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu vizitoi sot Anën e Malit, gjegjësisht bashkësitë lokale të Katërkollës dhe Sukubinës ku vështroi nga afër ecurinë e aktiviteteve në këto zona.
Gjatë vizitës në bashkësinë lokale të Katërkollës u nënshkrua marrëveshja me familjen Salaj, pronarët e tokës ku ndodhet edhe pazari. Me famljen u dakordua që pazari të përdoret nga qytetarët të cilët deri sot produktet e veta i kanë shitur ne vende të cilat nuk jane adekuate për shitje.Prej sot, mund të thohet se banorët e Katërkollës dhe fshatrave tjera përreth do pajisen me pazarin adekuat i cili do mirëmbahet nga NP “Veprimtaritë Komunale”, thuhet ne nje kumtese per opinion te kabinetit te kryetarit te Komunes se Ulqinit.
Kryetari Cungu dëgjoi nevojat e tjera të bashkësive lokale dhe si prioritare u caktuan rruga Krythë – Ulqin për të cilën është përfunduar procesi i tenderimit, realizimi i qendrës sportive me disa fusha për sporte të ndryshme, projektimi i rregullimit të sallës së kulturës dhe aktivitete të tjera të rëndësishme për banorët e këtij teritori.
Gjatë vizitës në Katërkollë delegacionit të Komunës së Ulqinit iu bashkangjitën edhe përfaqësuesit e Biznes Klubit Ana e Malit të cilët shprehen kënaqësinë e vet për projektet të cilat po realizohen duke inkurajuar udhëheqësit komunal që të vazhdojnë aktivitetet e tyre në realizimin e projekteve me interes publik. Kryetari i BKA Kabil Kurti theksoi se subjekti që përfaqëson ai do jetë gjithmonë partner në realizimin e projekteve konkrete që janë të rëndësishme për banorët e kësaj zone.
Në vazhdim të agjendës së Kryetarit Cungu dhe bashkëpunëtorëve të tij u gjet edhe vizita e punimeve te shkolla e Sukubinës investim i cili po realizohet në partneritet me diasporën dhe Ministrinë e Arsimit të Malit të Zi.
Pranishëm ishte edhe drejtori i shkollës “Bedri Elezaga” z. Qemal Bajri i cili vlerësoi realizimin e këtij projekti si një ndër projektet më të mëdha që po realizohen ne pjesën e Anës së Malit. Kryetari Cungu vlerësoi projektin i cili po realizohet edhe në aspektin e afirmimit të banorëve të kësaj zone që të mos largohen nga vendbanimet e tyre dhe theksoi se do merren masat e nevojshme që të gjithë partnerët ti kryejnë obligimet e veta dhe viti i ardhshëm shkollor të jetë edhe fillimi i punës së shkollës së Sukubinës. Përfaqësuesit e firmës Artek dhe GenCon të cilët janë edhe realizuesit e projektit vlerësuan shumë punën që po realizon pushteti lokal ne kryerjen e obligimeve të veta dhe shpresojnë që investimi të realizohet përfundimisht deri para fillimit të vitit të ri shkollor.
Në fund u vizitua edhe ndërtesa e bashkësisë lokale të Sukubinës ku kryetari Cungu siguroi kryetarin e bashkësisë lokale të Sukubinës se do kenë përkrahjen e nevojshme në rekonstruimin e ndërtesës i siguroi që do kenë ndihmat e nevojshme në fillimin e punës së tyre