Nga Vjollca Sadiku
Kolari : Interesimin për të investuar në vendlindje e frenon situata
Dibër , Janar 2017– -Shumë mërgimtare dibran nga SHBA – ja duan të investojnë në vendlindjen e tyre Dibrën , por problemi qëndron tek pasiguria dhe mungesa e stabilitetit politik në vend , thotë Ibrahim Kolari investitori i parë nga SHBA në Dibër pas proceseve pluraliste .,,Ka shumë mërgimtarë dibran që do të investojnë në Dibrën e tyre por kërkojnë garancë për investimet ,, të cilët tani mungojnë thotë Kolari.
Pas proceveve pluraliste në vendin tonë , një pjesë e mërgatës dibrane në SHBA, ka shprehë interesim për të investuar në vendlinjde . Por edhe pse ka patur shumë paralajmërime numri i atyre që investuan në Dibër është shum i vogël. Si problem kryesor për frenimin e investimeve nga ana e mërgimtarëve paraqitet siguria për investimet dhe stabiliteti politik i vendit .
Mërgimtari dibran Ibrahim Kolari i cili është biznismen i suksesshëm edhe në SHBA ishte i pari që bëri investime në sferën e ndërtimtarisë në vendlindje . Ai në fillim të viteve të 2ooo- ta privatizoi ndërmarjen nëdrtimore shtetërore ,,Korabi,, duke e regjitruar atë si ,,Korabi Redy Mix ,, . Meret me prodhimin moder të betonit me një tekonogji më moderne , duke investuar për paisje të standardeve botërore, me prodhimtari ditore prej 15oo M3, dhe me Pompa miksi me lartësi prej 48 metrosh .
Ai nga 3 të punësuar ka rritur numrin në 13 dhe sot punon me sukses . Edhe pse ka një rritje të punës, ai thot se ka pengesë birokratike por problem për investime të reja është edhe situata e sigurisë dhe stabiliteti nëpërgjithsi. ,,Këtë e thonë edhe biznismenë dibranë në Amerië të cilët janë të gatshëm që të investojnë në Dibër dhe ti ndihmojnë edhe vendlindjes por edhe biznesit të tyre,, thot Ibrahim Kolari .
Ka interesim për të investuar në shumë sfera por problemi i sigurise dhe stabilitetit është primar shton ai. ,,Kam bindjen se është një numër i madh i dibranëve që duan të investojnë parat e tyre në Dibër por jon në një situatë të këtillë,, thekson bashkëbiseduesi i jonë, i cili shpesh viziton vendlindjen dhe biznesin e tij .
Deri sot në Dibër kanë investuar edhe biznisment dibran nga Amerika , familja Rusi në sferën e shendetsisë , familja Dobrova në në industri dhe Kol qendër, dhe famija Sela poashtu në një Kol Qendër . Por nëse meret parasysht fuqija ekonimike e mërgimtarëve dibran këta janë pak investime me që edhe shum të tjerë presin kushte më të mira për investim në vendlindjen e vet .
Ibrahim Kolari i cili në SHBA ka migruar në vitin 1979 në Amerikë ka shum sukses me bizneset e tij, thot se për nje kohë të shkurtër , ka mundur të hapë firmën APEC Roofing Corp në Brooklin , e cila tani po menaxhohet nga djali i tij Dritan Kolari e pastaj edhe ka hapur edhe kompani të tjera të cilët punojnë me sukses. Duke marë parasysht se Ibrahim Kolari përveç biznesit meret edhe me aktivitete kombëtare dhe humane nëpër shoqatat mbardibrane dhe mbarkombetare në SHBA, ai vlerson se mërgimtarët në Amerikë në çdo moment duan që të investojnë . Ka investime por ata janë ti numrosh me gështinj shton Kolari .
,, Mërgimtarët mes të cilëve edhe unë vetë, pres më shum siguri dhe stabilitet por edhe ndryshimin e Ligjeve për të investuar në Maqedoni ,në këtë aspekt në Dibër thot Ibrahimi dhe shton se kjo duhet të ndodhë me qëllim që të ket një zhvillin të Dibrës, dhe të parandalohet mërgimi i të rrijnve të cilët edhe me diploma fakulteti braktisin vendlindjen me që skanë punë vite me rradhë.
Ai në SHBA është një ndër aktivistët më të denjtë dibran . Në vitin 1986 është një nga themeluesit të shoqatës Dibra Fond , kurse në vitin 1988 si nënkryetar i shoqatës dibrane sëbashku me aktivistët e tjerë ndërton shkollën dhe xhaminë . Atë vit bëhet edhe antar i kryesisë të shoqatës Vatra , kurse në vitin 1994 bëhet antar i Ligës Shqiptaro –amerikane me kryetar Jozef Diogardi . Në vitin 1996 , me shokët themelon Shoqatën atdhetare Dibra me Kryetar Emin Cilvulin.
Në 2002. Themelues i Keshilli shqiptaro Amerikan, me kryetar Sami Repishtin.. Kolari la qenë udhëheqës I shum aktiviteteve kombëtar dhe humanitare në interes të kombit dhe Dibrës, dhe ka dhanë përkrahje për punën e shoqatave dibrane .,, Në të gjithë shoqatat në Amerikë , vlersohet se dibranët në mërgim duhet të bëjnë më shum për vëllezërit e tyre në vendlndje . Por duhet ndryshuar shum çka në vend thot Kolari dhe shton se pikërisht për këtë ka qen kandidat për kryetar I Dibrës në vitin 2o13 , dhe tani kandidat për deputet në Kuvendin e Maqedonisë I Aleancës për Shqiptarët.
Dibranet në SHBA , kanë dërgesa të majme për familjarët e tyre që jetojnë në vendlindje , me që në Dibër 1/3 e polullates jeton në varferi të skaljshme. Por shton Kolari, biznismenët nga mërgimi shum shpejt do të hapin biznese dhe vende pune në vendëlindje nëse definitivisht në vend ka stabilitet dhe siguri për investime.