Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, shpërndau mjete mësimore për Shkollën Shqipe në Bronx

BRONX NY : Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, po zhvillon aktivitete të shumta me komunitetin shqiptarë në SHBA. Diplomatët kosovar, po marrin pjesë në të gjitha aktivitetet të organizuara nga diaspora shqiptare në SHBA, përfshirë, edhe ato që u mbajtën vitin e kaluar me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, dhe Pavarësisë së Kosovës.

Në takimin e fundit- Konsulli  Fatmir Zajmi u takua me Drejtorin e Shkollës Shqipe në Bronx, zotin Mustafa Qosja ku me këtë rast ka pasur edhe një bised të gjerë lidhur me inkurajimin dhe mbështetjen e shkollave shqip me mësim plotësues në gjithë komunitetin shqiptarë.

Diplomati i shtetit të Kosovës, Zajmi dhe drejtori i kësaj shkolle, z. Mustaf Qosja, folën edhe për rëndësinë e shkollës shqipe për fëmijët shqiptarë kudo që janë, në SHBA, “duke porositur që nuk ka mënyrë më efikase për ruajtjen e identitetit kombëtar sesa dërgimi i fëmijëve në mësimin plotësues të gjuhës shqipe, përmes të cilit kanë mundësi të njihen me gjuhën dhe kulturën tonë,” thanë ata.

Shkolla Shqipe në Bronx, megjithse ka pasur disa raste që është hapur dhe mbyllyr, por  ajo ka një treditë mbasi është një ndër të parat shkolla në New York, e cila, daton 30 vjet më parë, duke u dhënë të gjithë fëmijëve shqiptar në komunitet mësim plotësues shqip.

Mirëpo, duke qenë se në Bronx, ekziston ende një shkollë e tillë, dy bashkëfolësit, thanë se duhet inkurajuar të gjithë komunitetin shqiptarë në këtë qytet, që Shkolla Shqipe në Bronx, duke pasur edhe mbështetjen e plotë  të  Konsullatës së Përgjithshme e Republikës së Kosovës, në New York, të mbushet përplotë më fëmijë shqiptar, që duan të mësojnë gjuhën Shqipe me mesim plotësues.

Me këtë rast në vazhdën e aktiviteteve të  Konsullatës së  Përgjithshme  të  Kosovës në Nju Jork,  Konsulli  Fatmir Zajmi   i dorëzoi  z Mustaf  Qosja,  Drejtorit  të Shkollës Shqipe në Bronx, nji sasi tekstesh mesimore për nevojat e shkollës në këtë qark të Nju Jorkut.  Konsullata e Përgjithshme  e Kosovës që nga themeilimi  i sajë në vitin 2010  ka furnizuar  me mjete mësimore dhe përkrahe  shkollen shqipe në treshteshin Nju Jork – Nju Xhjersi  – Konektikat , e aty ku kane lejuar mundesitë objektive  edhe  ne shtetet tjera të SHBA, ku jeton komuniteti shqiptarë.

Konsullata e Përgjithshme , me anë të Konsullit Fatmir Zajmi koordinator me diasporën shqiptare në SHBA, thotë se ajo ka  luajt rol aktiv në themelimin e shkollës shqipe në Bronx, derisa ka inicuar edhe themelimin e Bordit të  Shkollave Shqipe  në treshtetëshin  NJ-NJ-KNT.

Gjithashtu, thuhet se gjatë kësaj periudhe në  bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës së Republikës së Kosovës  dhe në koordinim me shkollat shqipe të cilat veprojnë  në rajon ka  distribuar një numër të konsiderueshëm  tekstesh mësimore për nevojat e e tyre mesimore.

Në vazhdën e këtyre aktiviteteve Konsullata  e Përgjithshme  planifikon që  gjate ditëve të ardhshme  të  shpërndaj mjete të tjera mësimore edhe për shkollat shqipe në Queens, Nju Xhjersi  si dhe për shkollat tjera shqipe të cilat veprojnë  në SHBA./B.Sina/

By admini