Pasdrekën e së premtes udhëheqësia e klubit të futbollit Otrant Olimpik dhe lojtarët kanë pasu një takim për situatën në klub.
Siç shkruan Jakup Betuzi në një shkrim të tij për mbarëvajtjen e mbledhjes, mësohet se drejtori i klubit Skendo Rexha ka dhënë dorëheqje si pasojë e situatës së palakmueshme financiare në klub por edhe për mosinteresim të udhëheqesëve komunal.
Komuna e Ulqinit në fillim të sezonit futbollistik të këtij edicioni është munduar dhe ka ndihmuar klubin në fjalë por që sipas të gjitha gjasave kjo nuk është e mjaftueshme dhe duhet ndihmë në vazhdimësi. Në situatën e re të krijuar është e domosdoshme ndërhyrja e menjëhershme e Komunës së Ulqinit për të gjetur zgjidhjen në këtë rast.
I mbetet në tërësi marrja e përgjegjësisë nga ana e Komunës së Ulqinit për klubin e futbollit të qytetit tonë për kalimin e situatës aktuale dhe për të menduar më pastaj për një zgjidhje të përhershme.
Dy vitet e fundit janë ndoshta ndër vitet më të sukseshme sa i përket edhe suskeseve por edhe iteresimin maksimal të të rinjëve për futboll dhe marrje aktive me te. Numri i femijëve që ndjekin shkollën e futbollit në këtë klub është shumë i madh dhe me tendence rritjeje. Poashtu numiri i të rinjëve tjerë që janë pjesë e ekipve zinxhirë është shumë i madh. Duhet pranuar se ky intersim i më të vegjëve dhe të rinjëve ka ardhur si pasojë e suksesit të ekiptit të parë.
Ekipi Otrant Olimpik pas sezonit vjeshtor është i renditur në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit dhe më gjasa të mëdha që vitin e ardhshëm të jetë pjesë e ligës së parë futbollistike të Malit të Zi.