Në praninë e rreth 2000 shikuesve në sallën e shkollës fillore në Ulqin mbrëmjen e së dieles përfundoi turneu ndërkombetar i futsallit. Në një atmosferë të ndezur sportive ekipi i Anës së Malit arriti të shpallet kampion dhe në këtë mënyrë edhe të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar.

Në ndeshjen finale Ana e Malit fitoi kundër ekipit Cilling me rezultatin final 7:3.

Për vendin e tretë ekipi Castel mundi Krajën dhe në këtë mënyrë arritë të zë vendin e tretë.

Ekipi i Anës së Malit gjatë gjithë turneut dominoi dhe pa as edhe një humbje dhe me meritë arriti të shpallet kampion. Lojtari më i mirë i turneut u shpall Igor Qetkoviq, portieri më i mirë Arben Meqikukiq ndërsa golshënuesi më i mirë Fati Mollabeqiri nga ekipi i Anës së Malit.

Video nga Dini Zeneli

By admini