Nga Reçaku – Beqir SINA
18 – vjetori i një prej ngjarjeve të përgjakshme në fshatin Reçak të Shtimes, masakrës kur forcat serbe, vranë 45 civile shqiptarë qytetarë të Kosovës, u përkujtua me vendosjen e shtatores së Ambasadorit Wlliam Walker dhe homazhe nga qytetarët dhe personalitetet e shtetit të Kosovës. Morën pjesë edhe shqiptarët e Amerikës.
PRISHTINE (Reçak – Shtime) : Dita e djeshme shënoi 18- vjetorin e një prej ngjarjeve më të përgjakshme në fshatin Reçak të Shtimes, masakrës kur forcat serbe, vranë 45 civile shqiptarë qytetarë të Kosovës. Ish shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, Ambasadori William Walker, këtë ngjarje, me të parë në cilësinë e vezhguesit ndërkombëtar, e pati cilësuar pamëdyshje si një “krim kundër njerëzimit”.
Masakra e Reçakut – më pas do të njihet si një nga ngjarjet kryesore, që ka shënuar një kthesë të madhe qysh në atë kohë, në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë e asaj kohe dhe Kosovën, duke i paraprirë të gjitha atyre çfarë ndodhën – që çuan deri tek fushata e 78 ditore e bombardimeve ajërore të NATO-s.
Kosova, e lirë dhe e pavarur 18 vjet më pas e kremtoi këtë ditë me pietete, duke mbajtur ceremoni të ndryshme përkujtimore në nder të viktimave të pafajshme.
Si dhe njoftoi nga Reçaku, këto ditë Bota sot, të shtunën kan nisur ceremonit të zhvilluara me këtë rast, duke zbuluar shtatoren e Ambasadorit Wlliam Walker, për të përkujtuar sakrificen e Reçakut, dhe me ketë rast nderuar lart figura e William Walker.
Ceremonitë nisën kësaj radhe në shenjë falënderimi për lirinë që gëzon sot populli i Kosovës, më 14 janar 2017, në Kompleksin Memorial të Reçakut, aty ku tashmë është vendosë edhe shtatorja e lart 7-8 metra e Ambasadorit William Walker, i cili 18 vite më parë ishte ai që senzibilizoi mbarë opinionin ndërkombëtar për gjenocidin që po bëhej asokohe ndaj popullsisë civile në Kosovë.
Walker, tash nga populli i Kosovës, konsiderohet si njëri nga kontribuesit më të mëdhenj të lirisë së Kosovës. Kur , më 15 janar të vitit 1999, vrasjen e 42 civilëve të pafajshëm në fshatin Reçak nga forcat kriminale serbe e ai e cilësoi si krim të rëndë kundër njerëzimit.
Masakra e Reçakut, sot njihet si një nga ngjarjet kryesore, që ka shënuar një kthesë të madhe, dhe historike duke lëvizur tërë diplomacinë ndërkombëtare në raport me Kosovën, duke shtyrë fillimisht mbajtjen e Konferencës së Rambujesë (6 shkurt 1999) e cila më pas solli edhe fushatën 78 ditore të bombardimeve ajrore të NATO-s.
Shtatorja e ish-Shefit të Misionit Verifikues të OSBE-së, Ambasadorit William Walker është punuar nga skulptori i njohur shqiptar, Idriz Balani nga Tirana.
Ndërkohë në akvtivitetet e zhvilluara me rastin e 18 vjetorit të Masakrës së Reçakut , morën pjesë edhe shqiptarë të Amerikës, veprimtari i dalluar Sabit Gashi dhe Kryetari i Këshillit Shqiptaro Amerikan, zoti Haxhi Dauti, të cilët bënë dje së bashku me Ambasadorin William Walker, homazhe duke vendosur buqeta me lule në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, si edhe morën pjesë në zbulimin e shtatores së Ambasadorit William Walker.
Gazetës Bota sot, Dauti i tha se : “U ndejva shumë i lënduar, ngaqë vetëm kisha dëgjuar e lexuar për këtë ngjarje që ndodhi këtu në këtë vend 18 vjet më parë. Nuk e dija se sa me madhështi përkujtohet Reçaku. Jam jashtëzakonisht i befasur kur kam parë kaq shumë qytetar të Kosovës, nga Reçaku e fshatrat për rreth, por edhe nga e gjithë Kosova, vargu i njerëzve për më shumë se 5 orë vazhdonte duke bërë homazhe – në Kompleksin e Memorialit të Reçakut, kaq shumë fëmijë dhe njerëz natyrsiht që është shumë mbreslënëse dhe inkurajuase nga Reçaku”, tha Haxhi Dauti, duke shtuar se “ më bëri shumë përshtypje se si një fëmijë aty afër meje, tha dje kur u largua Ambasadori Wlaker – Iku legjenda jonë…….! “.
Në ceremonitë përkujtimore që u mbajtën këto ditë në Reçak – Shtime, morën pjesë edhe personalitete më të larta të shtetit të Kosovës, Presidenti, Kryeministri, Krystrai i Parlamentit. familjarë të dëshmorëve dhe personalitete tjera nga Kosova dhe viset shqiptare.