Nga Struga Beqir SINA

STRUGË : Më 19 janar është shenuar Dita e Ujit të Shenjtë, ose siç njihet edhe si Dita e hedhjes së kryqit. Nje dite kjo kur besimtarët ortodoksë e festojnë festën e madhe te tyre krishtere Uji i Bekuar. Kjo festë është e njohur se Uji i Bekuar dhe filloje te festohej në shekullin e dytë nga epoka e re.Festimi është i lidhur me pagëzimin e Jezu Krishtit nga Shën Gjoni, i cili prej atëherë quhet Pagëzor, ndërsa kapja e kryqit do të thotë bashkimi i njeriut me Krishtin, bekim, shendet dhe fat.

Ashtu si edhe në të vitet e kaluara, terojne besimtaret ketu ne Struge, hedhja e kryqit në lumin Drin i bardhë ndiqet nga qindra qytetarët e besimit ortodoks, të cilët jane nga Struga, por vijne edhe nga Ohri dhe fshatrat për rreth tyre, si dhe nga Shqiperia.

Ne struge sot besimtarët e shumte u mblodhën sot në mesdrekë, në urën qëndrore që lidh dy pjesët të qytetit, në afërsi me liqenin e Ohrit, në vendin ku nisë udhën e rrjedhes së tij, lumi Drini i Bardhë, të presin me shume gezim hedhjen e kryqit nga ana e peshkopëve.

Kjo ceremoni e lasht fetare nisi me leximin e liturgjisë në gjuhën maqedonase nga peshkopët vendas, ndërkohë, që në tribunën e ngritur enkas në mesin urës, pervecse disa ikonave te medha – ishte vendosur edhe një flamur i madh i Maqedonisë.

Disa qytetar thanë se vitet e kaluara liturgjia e kësaj dite mbahej edhe në gjuhën shqipe, por vitet e fundit cuditërisht ajo po anashkalohet sidomos nga peshkopët maqedonas, sic duket sipas tyre edhe me përkrahajen e pushtetit lokal dhe atij qendrorë.

Megjithate, dëbora dhe temperaturat e shumë të ulëta, sot në Strugë, nuk i kanë stepur besimtarët ortodoksë për të kryer ritualin e Ditës së Ujit të Bekuar.Kështu që rituali i tyre fetar vazhdoi me hedhjen në ujë të më shumë se 30 të rënjëve e të rejave për të kapur kryqin.

Sipas besmit Ortodoks ai që kapi kryqin e hedhur në ujë i pari gjatë gjithë vitit do të jetë i bekuar, shëndeti edhe fati.

By admini