Foto: Presheva jone

Siç u pa, treni i cili u nis nga Beogradi drejt Mitrovicës së Veriut në Kosovë, është ndalur në qytetin serb Rashkë, siç kane raportuar edhe mediat serbe Treni është kthyer, por duket se nuk janë kthyer forcat serbe. Sipas “Presheva Jonë” këto 48 orët e fundit mbi 2 mije forca serbe kanë zbarkuar në brezin kufitar me një makineri të rëndë luftarake.

Burime të agjencisë se lajmeve “Presheva Jonë” në terren kanë mësuar se kufiri Serbi-Kosovë prej 117 km nga karadaku i Preshevës (Mucibabë) deri ne Medvegjë (Mutivode) pothuajse është blinduar nga forca të mëdha serbe. Sipas dëshmitarëve, ne Presheve drejt Mucibabes dhe ne Bujanoc drejt Konculit (Dheut te Bardhe ) orët e fundit kanë lëvizur qindra makina ushtarake luftarake te forcave serbe, si xhipa, kamion, pizgauer..drejt kufirit me Kosovën.

Bëhet fjalë këtu për mbi dy mijë trupa, te përqendruar kryesisht ne bazën ushtarake te Livadhi i Sherit, mbi Presheve, afër kufirit me Gjilanin dhe ne ish-bazen ushtarake te UCPMB-së ne Dobrosin.

Ne këto vendbanime shqiptare ne kufi me Kosovën me shtimin e lëvizjeve te forcave serbe ne të gjitha anët edhe panika dhe frika është shtuar tek banorët e këtyre fshatrave ne brezin kufitar sidomos tek blegtorët dhe fëmijët qe ndjekin mësimet ne orët e hershme te mëngjesit apo kur kthen ne mbrëmje. Lidhur me këtë dyndje te madhe te forcave serbe ne vendbanimet shqiptare ne Lugine, liderët e Preshevës ende nuk kane dalur me ndonjë reagim apo te japin shpjegime se çka po ndodhë..

Mobilizimi i forcave serbe dhe zbarkimi i tyre drejt kufirit me Kosovën vjen menjëherë pas deklaratave kërcënuese te Vucic drejtuar Kosovës me një lutje te fundit drejtuar shqiptareve qe “askënd nuk do ta tolerojmë te vrasin serbet” (“Poslednja molba Albancima, nikome ne?emo dozvoliti da ubija Srbe“) ne fakt kjo deklaratë s’është e para e Vucicit nëse kujtojmë atë te vitit 1995 kur kishte thënë se “për një serb të vrarë, Serbia do të vriste 100 muslimanë”?!

Veç kësaj edhe deklarata e radhës e Vucicit se “nuk mundi të besojë së Kosova pa e pyetur as NATO-n dërgoi ROSU-n në veri ..” nënkupton se mund te ndodhë gjithçka edhe forcat serbe te futen ne Kosovë ne emër të “mbrojtes së popullatës serbe ne provincë” me arsyetimin se edhe “shqiptarët nuk pyeten askënd qe nxorën forcat e veta drejt kufirit..”

Ndryshe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë të jashtëzakonshme me gazetarë, tha se vendimi për të ndalur trenin në Rashkë ka qenë i tij me qëllim të, siç tha “shmangien e konfliktit”. Sipas tij “Prishtina ka dërguar 18 autoblinda në veri të Kosovës, me qëllim që të krijohet konflikt.”

Treni laraman me flamuj e freska ortodokse është vlerësuar si njëri nga provokimet e radhës të Serbisë, pas murit, kodit të, telefonisë, car dushanëve, flamujve serb ne Gracanice dhe Veri…

By admini