Ilustrim: Tivari i vjeter

Në dhjetorin e vitit të kaluar në Ulqin u bë përurimin e librit “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri më 1941” të autorit Hajrullah Hajdari. Ndër shumë të dhëna interesante që mund të gjendeshin në këtë libër u ndalem te regjistrimi i popullsisë në qytetin e Tivarit që i takon vitit 1879.

Sipas këtij regjistrimi në Tivar kishte 507 familje me 2302 banorë. Prej këtij numri 1365 ishin muhamedanë dhe 448 katolikë, ose 78,75%, shumica e të cilëve ishin shqiptarë dhe vetëm 489 pravoslavë ose 21,24%, ndërsa 16 shtëpi me 82 qytetarë ishin regjistruar si romë ose 0,01%.

Edhe nga vetë emrat e banorve të regjistruar në regjistër dokumentohet se shumica e popullsisë së Tivarit ishin shqiptarë. Për këtë vlen të përmenden emrat si Ahme Kaca, Musa Tafica, Hasan Kraina (Kraja), Ahmet Skejoviq, Huso Shestan, Salo Suma, Braho Rama, Dul Buza, Shaqo Hoti, Medo Shetita, Adem Shahini, Dul Qerimi, Beqa Kerçiku, Nuho Lakamica, Fazli Goca, Mehmet Dibra, Hysejn Zaja, Osman Kacilla, Demo Zeka etj.

By admini