Nga Prishtina Beqir SINA

Treni me mbishkrimin  provokues “Kosova eshte Serbi”, nje dhurat e hekurudhes se Rusise, per hekurudhen e Serbise, me dekor te jashtem me nje parrull te madhe ne disa gjuhe te botes, perfshire ate, kineze, ruse, maqedonase, greke, arabe dhe shqip, qe  ishte nisur nga Beogradi, dje në ora 8:30, ndërsa pritjt të arrijë rreth orës 19:30 te mbermjes se djeshme në veri të Mitrovicës, eshte ndaluar nga policia kosovare sipas njoftimeve nga Prishtina ne nje stacion shume afer Rashkes.

Ndersa behet e ditur se trupat e njësive speciale te Kosovës – ROS, me mjete te blinduara janë instaluar afer pikës kufitare te Jarinjes, dhe kan qendruar pergjate nates dhe po qendrojne atje ne sherbim – ku treni duhet te kalonte piken e fundit kufitare me Serbine dhe hyrjen e tij ne Kosove.

Vete ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zhaku, i ka dërguar nje shkrese zyrtare drejtorit te policisë, ku i kërkon ndalimin e futjes se trenit ne territorin e Kosovës.

Edhe mediat ne Beograd konfirmojnë se treni është ndalur ne anën serbe te kufirit ne Rrashke dhe me shume gjase do te kthehet mbrapsht.

Sot ne oren 12 serbet e Mitrivocise thuhet se kan planifikuar te protestojne ndaj ketij vendimi per ndalimin e hurjes se ketij treni ne territorin e Republikes se Kosoves.

Nderkohe, ketu ne Prishtine qytetaret e kosoves e kan pritur me indinjate te thelle kete veprim te Beogradit. Nje grup qytetaresh kketu ne Prishtine i deklaruan gazetes Bota sot, “se nese do te nevoitet reagimi gjithe shqiptare, jemi te gateshem te shkojme ne Mitrovice e te protestojme dhe te mos lejojme ne asnje menyre kete veprim teper provokues te Serbise ndaj Kosoves, integritetit te saj dhe sovranitetit te Republikes se Kosoves”.

By admini