Foto: A. Nasradini

Paralajmërimi për shtrenjtim të karburantit në Mal të Zi një ditë më parë ka sjellur pamjet e viteve të 90-ta në qytetin e Ulqinit. Pamje të tilla ë krijonin përshtypjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Të gjitha pikat e karburanteve në Ulqin dhe në Anë të Malit mbrëmjen e së hënës ka pasur punë më shumë se zakonisht. Grahësit e automjeteve janë munduar që të ”kursejnë” pak duke u furnizuar në pikat respektive me karburant pak më shumë se zakonisht.

Çmimet e karburantit në Mal të Zi nga sot kanë pësuar rritje nga 0,12 deri në 0,14 euro.

By admini