NP “Për kultivimin dhe mbrojtjen e egërsirave – Ulqin” nga Ulqini njofton të gjithë gjuetarët e Ulqinit që me datë 07.01.2017, në bazë të Ligjit për egërsira dhe gjueti, Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural ka publikuar lajmërimin për ndalim të përkohshëm të gjuetisë në territorin e Malit të Zi. Arsyet për sjelljen e këtij vendimi janë kushtet e këqija atmosferike të cilat pasqyrohen me temperatura ekstremisht të ulëta, me ngricë të theksuar dhe shtresë të lartë të akullit dhe dëborës, thuhet në një njoftim për media të nënshkruar nga drejtori i N.P. ULQINI ”- Ulqin z. Ajet Zaga.
Rikujtojmë detyrimet nga neni 66 i Ligjit për egërsira dhe gjueti, alineja 1, pika 2, në të cilin theksohet se “nëse (terreni) është i rrezikuar nga zjarri, përmbytjet, bora, ngrica dhe fatkeqësitë natyrore gjuetia është e ndaluar”. Në bazë të kësaj, detyrimi i shfrytëzuesve të terreneve të gjuetisë është që të ndërmarrin aktivitete më të rrepta në ndalimin e gjuetisë gjatë kohëzgjatjes së kushteve ektreme klimatike.
Ftohen të gjithë gjuetarët e komunës së Ulqinit që të respektojnë këtë vendim, përfundon njoftimi.