Reshjet e borës që kanë rënë ditët e fundit në vendet përreth kanë përfshirë sonte edhe qytetin e Ulqinit. Mbrëmjen e të mërkurës në qytet kanë filluar reshjet e borës të cilat vazhdojnë edhe këto momente.
Bora ka zbardhur paksa rrugët dhe trotuaret, por ende nuk ka shkaktuar probleme në qarkullim.
Ditët e kaluara zonat përreth Ulqinit kanë qenë plot me borë por që në qytet nuk ka rënë.
Bora në qytetin bregdetar të Ulqinit është fenomen i rralë.
Foto nga K.Kashoxha, A. Rexha, Xh. Shata, J. Veliqi