Beqir SINA New York City
Ky segment tuneli dhe kjo linjë e re, 8.5 mile e projektuar gati një shekull më parë, më në fund është e hapur, falë një projekti 4,5 miliardë dollar, vetëm për Fazën e parë, që pritet të ndihmojë qindra e mijëra njerez në ditë që do të udhëtojnë për punë, do të udhëtojnë më shpejt në të gjithë qytetin e mbingarkuar.
MANHATTAN NYC : Njëqind vjet të planifikimit, grindjet federale dhe shtetrore të financimit, dhe të ndërtimit, më në fund me ndrrimin e moteve Vtin e Ri 2017, në qytetin e New Yorkut, u realizua dëshira e udhëtarve, pikërisht të dielën, më 1 Janar 2017, kur u hap segmenti i parë i udhës së nëndheshme të hekurt –
Pra, kalimi nëpërmjet tuneli të ri të sistemit Subway, është hapur për shërbimin përgjatë katër stacioneve të reja në linjën e lartme të qytetit – Upper East Side.
Dje në ditën e parë të inagurimit, pati shumë udhëtar, por edhe kurreshtar tē ngacmuar për të parë këtë tunel, dhe stacione të reja me ngrohje me gaz dhe air të kondicionuar për sezionin e verës, që të dilën ditë e parë të vitit të ri në mesditë, kishin mbushur vagonat e rinjë të trenit Q që do të përshkrojë linjën e re , për në pjesën e lartme të qytetit.
Në mesin e mijëra njujorkezve ishin edhe zyrtarte e lart të Nju Jorkut, Guvernatori Andrew Cuomo, Kryetari i Metrosë – MTA, Thomas Prendergast, senatori demokrat Charls Shumer, senatoria Kristen Gilibrand, autoritetet e tjra lokale të qytetit të New Yorkut, qindra gazetarë dhe mijëra udhetaret njujorkezë, të cilët shfaqen emocionet duke filluar nga gëzimi i madh për ata (natyrisht) cinizëm të sforcuar, dhe fotografi të panumërta .
Një ditë pasi ka kryesuar hapjen e njerit nga segmentet të tunelit dhe të një linje të re metroje në Manhatan, që ishin diskutuar për gati një shekull, Thomas F. Prendergast njoftoi të hënën se do të dalin në pension si kryetar i sistemit të trenave të udhëtarve brenda pesë qyteteve të Bashkisë së New Yorkut.
Ky segment tuneli dhe kjo linjë e re, 8.5 mile e gjatë, është loti i projektuar gati një shekull më parë, i cili më në fund është e hapur, falë një projekti 4,5 miliardë dollar, vetëm për Fazën e parë, që pritet të ndihmojë qindra e mijëra njerez në ditë, që do të udhëtojnë për punë, do të udhëtojnë më shpejt në të gjithë qytetin e mbingarkuar.
Zgjerimi më i madh i New York City në sistemin e metrosë në këto vjet, ishte kjo e cila quhet Faza 1 në sisitemin e Subway, sepse Faza e dytë, ka për tu hapur për të shërbyer ndoshta nga viti 2020.
• Shërbimi i zgjeruar i cili ka përuruar tani vetëm 8,5 milje përgjatë Manhattan East Side-nga 125 Street në Harlem për në sheshin Hanover në Lower Manhattan, është Faza e parë, mbasi gjysma tjetër thuhet se do të marrë, të paktën edhe 5 vjet të tjera.
Një lidhje me stacionin e metrosë 63 street dhe Broadway për shërbim të drejtpërdrejtë nga East Harlem dhe East Side dhe Upper Side të Midtown në Perëndim-nëpërmjet Broadwayt, tani ka filluar dhe udhetohet lehtë me metron e re, përfshirë 16 stacione të reja që u shërbejnë çdo ditë komuniteteve, duke përfshirë Harlemin, në East Side & Upper East, Midtown, Gramercy Park, East Village, Lower East Side, China Town dhe Lower Manhattan
Stacionet e nëndheshme të metrosë së re janë të bukur, dhe me shkall elektronike ulje e ngjitje – me elevator, kurse , dizajni arkitektonik i tyre, është prej veprave të artit të cilat janë të nivelit botëror
Këto vepra nëntokësore të artit përfshijnë portrete nga Chuck Close dhe figurave të mozaikut nga Vik Muniz, së bashku me pjesë të reja nga Jean Shin & Sarah Sze.