Genci-Nimanbegu-nik-gjeloshajShkruan: Shaban Peraj

 

Duke akuzuar njëri-tjetrin në prag të Vitit të Ri , pretendentët shqiptarë për deputet në parlamentin malazias kanë nxitur shumë polemika se kush nga këta është në të drejtë, ngjanë se po kërkojnë alibi për punët dhe obligimet e pakryera ndaj komunitetit shqiptarë në Mal të Zi. Ky është një banalitet i radhës që na servirin këta politikanë, për çka na bëjnë të jemi më se të saktë në bindjet tona se këtyre kaq u duhet , kaq kanë kapacitet politik dhe atë mundohen ta arsyetojnë në mungesë të argumenteve nga cilado palë vinë! Për paaftësi të tyre u munduan që fundvitin ta arsyetojnë me disa akrobacione politike gjoja se po luajnë në skena të mëdha,ku parashikohet sipas tyre fundi i botës , nëse këta nuk ulen në fotelet e parlamentit malazias. Potezat që po luhen, së paku sipas informacioneve, duket se po kërkojnë një aleat të tretë që t’u mundësohet ngjitja shkallëve të parlamentit. Kjo mund të merret edhe si një arsye më shumë për të shtuar arin e mbledhur tash e disa dekada në mënyrë që ai të mos coptohet, përkundrazi, mandati të kthehet në para duke dëshmuar se nuk pyet kush për komunitetin të cilin e kanë lënë të marshojë në drejtim të humnerës. Qëndron fakti se komuniteti shqiptarë në Mal të Zi nuk ka një kalibër të politikanit parimor, e që do t’i hynte kësaj pune me parime, po edhe me parime do të përfundonte jetën poltike duke e kuptuar atë si diçka normale, përkundrazi këto bëhen sikur janë të përjetshëm e të pakrahasueshëm me të tjerët, pa e kuptuar se ka ardhur koha e ndryshimit të rregullave të lojës! Ai që i pengon këto ekzibicione është gjithomë votuesi, dhe ai në vend që të ndëgjojë ndonjë thënie të mirë nga politikanët për festat e vundvitit, dëgjon akuza, padi, letërkëmbime e çfarë jo , pa pasur ndonjë parametër të deputetve se çka parashikojnë për ditët e vitit 2015-të. Këto ndërrime që gjoja duhet të bëhen sipas marrëveshjes që kanë partnerët e koalicionit : Partia Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Alternativa shqiptare, meritojnë kritika të forta , megjithëse kurrë të kundërshtuara me efikasitet.

Tani që shqiptarët në Mal të Zi e morën këtë mesazh duket se nuk do të kemi më asmnjë debat rreth kësaj çështjeje sepse në mesazhet e tyre shihen qartë gjërat, janë të shkruara e nënshkruara nga dora e atyre që ia dinë qejfin vetit. Shikuar nga ky këndvështrim është e qartë tashmë se qëllimi i vetëm i atyre që kërkojnë fotele në parlamentin malazias është të marrin garanci nga partnerët politik përmes paçavuarave që u servojnë votuesve shqiptarë.Që të jemi të qartë, dikush duhet të hiqet nga karrigat parlamentare për t’u lëshuar vendin atyre që pretendojnë se u takon sipas “marrëveshtjes”, e kjo për aq sa shikohet deri tani duket se do të realizohet deri në fund të këtij muaji.

mehmet-bardhivasel-sinishtaj

Një pjesë prej tyre deri në këtë legjislaturë nuk kanë perfituar asnjë ditë pune si deputet , të tjerët kanë krijuar karrierë përmes kësaj pune gjë që këto transferime të pritshme i bënë akoma më qesharakë. Pra, dikush duhet të hiqet , dikush të vendoset , pa e sqaruar këtë me ligjin ekzistues, duke vazhduar kështu, dhe populli të paguajë faturën e lartë, ku dy vetëve t’u paguhet një vend pune! Me arsyetimet e tyre dhe ulurimat që bëjnë rreth këtyre çështjeve mundohen të arsyetojnë dështimin e plotë në politikëbërjen e tyre.Të gjithë të paaftit politik, për të krijuar vetë fatin e tyre, bashkojnë pafuqitë e tyre dhe i konsideriojnë në një moral burokratik që infekton tërë shoqërinë. Kur e keqja është e thellë, siç ndodh mes politikanëve profesionistë, atëherë vlerat e ndryshme hidhen në një tryezë lodre kumari. Këta persona të “respektuar prej radhës së tyre” rrotullohen e bëhen anonim në të njëjtën ditë që e humbasin fotelen e pamerituar dhe pasardhësve të tyre u lejojnë të zgjedhin variante nga situata e krijuar. Rasti i veprimit të tyre në fundvitin e 2014-ës, na bënë të na kujtohen tri gjëra: papunësia , migrimi i qytetarëve shqiptarë nga trojet e tyre etnike, si dhe kriza sociale që ka pëfshi trojet tona. Nga deklaratat e herëpashershme që lëshojnë këta, qytetarëve u mbetet që t’i propozojnë për shpërblime vjetore –“për punën e devotshme që kanë kryer”. Detyra bëhet me ndërtim pozitiv dhe jo me grindje e deklarata për të kaluarën , e që konvertohet në polemika shterpa e shkatërronjëse.
Mirë bënë që na uruan Vitin e Ri duke na dëshiruar shëndet, lumturi e mbrarësi , por qytetari nuk beson se do i vinë ditë të mira duke mos parë diçka konkrete për t’i bërë palë me optimistët, ndaj i vetmi shpëtim është shporrja e mentalitetit dogmatik dhe zgjimi i rinisë, që me shpirt të ri të kërkojë ideale të reja , një moralitet të ri në shekullin e 21-të.

By admini

2 thoughts on “Ndërrimi i deputetëve”
  1. I dashuri Genc,
    Kishit per te bere akt patriotik, nese nuk ja leshoni Vasel Sinishtaj vendin e deputetit. I tere kontributin qe Vaseli i ka bere ceshtjes shqiptare eshte lufta e tij per nje pension. Veseli eshte mire qe te mos jete deputet sepse i ben me dem ceshtjes shqiptare si deputet sesa si njeri pa funkcion

    Ju feleminxerit dhe pershendetje
    Lexuasi shqiptare.

    I ndershi deputet Nike Gjeloshaj,
    Lus zotin qe kejo leter te ju gjejne shendossh e mire. Ne simpatizuesit e te ciles parti ini, se nuk i dime emrin se ini bere shume, ju lutemi rrini si deputet. Jo se me pelqeni por nese i balansojme te mirat dhe te keqijat, me mire do ishte ti si deputet sesa Bardhi. Eshte e keqe qe Bardhi te penzionohet si kryetar dhe si deputet. Le ti drejtohet DPS qe te e rivendosin si deputet I LD, barem te I ngelin ne rezime, se malazezet me ajkte gjyqesore e vendosen deputet shqiptaresh.

    Te pershendes dhe qendro si malesor I shekullit 21.

    Te ndershem te dy deputet,
    Te dy mos luani vendit. Malesia dhe Ulqini e kan nga nje deputety. Besoni se nuk I japim pese centa te I ndrroni. Me perjashtim te deputeteve dhe ndonje personi qe per kete do marrin ndonje cent.
    Qendroni si burra dhe besoni se askush nuk po e nxen kpoken as per Vaselin e as per Bardhoshin

    Lexuasi.

Comments are closed.