Kuvendi i Kumunës së Ulqinit me shumicë votash miratoi Propozim Planin Hapësinoro-Urbanistik të përgatitur nga Qendra për Arkitekturë dhe Urbanizëm me ç’gjë krijohet baza për sjelljen e planeve detale urbanistike për territorin e Komunës së Ulqinit.
Miratimi i PHU këtij dokumeti bazë urbanistik lokal është në kompetencë të qeverisjes lokale, por në vitin 2009 Komuna e Ulqinit i barti kompetencat e përgatitjes së këtij dokumenti në Qeverinë e Malit të Zi, respektivisht në Ministrinë e Zhvillimit të Qendrueshëm dhe Turizmit.
PHU është dokument tejet i rëndësishëm për Komunën e Ulqinit sepse paraqet bazë për zhvillimin e qytetit dhe si i tillë shërben për mbrojtjen e teritoreve të veçanta në Komunën e Ulqinit.
Dokumenti të cilin këshilltarët e miratuan parasheh mbrojtje të veçantë të ullishtës në Valdanos, ku në tërësi ndalohet çdo lloj ndërtimi, revitalizimi dhe valorizimi i këtij lokaliteti për aktivitete sportive dhe rekreacion, me çgjë është bërë një hap para në procesin e kthimit të ullishtës në Valdanos.
Përveç Valdanosit, trajtim i veçantë është planifikuar për Kriporen, në të cilën po ashtu ndalohet ndërtimi i njësive turistike dhe apartamenteve, vendosen kushtet për revitalizimin, prodhimin e kripës dhe valorizimin e këtij teritori si zonë rekreative këmbësore dhe zhvillimin i turizmit ornitologjik.
Përvec kësaj PHU parasheh mbrojtjen e Kripores si park dhe përmendore natyrore dhe renditjen e këtij objekti në RAMSAR të hapësirave të mbrojtura, me ç’gjë janë arritur qëllimet e përbashkëta të Komunës së Ulqinit, të bashkësisë ndërkombëtare dhe sektorit joqeveritar për mbrojtjen e kripores.
Dhe një risi tjetër e PHU është planifikimi i rrugës me katër korsi në Shtoj dhe ura mbi lumin Buna që do të lidhë Malin e Zi me Republikën e Shqipërisë dhe do të mundësojë valorizimin e qytetit tonë si destinacion i turizmit elitarë duke pasur parasyshë qe në Plazhin e Madh parashihet ndërtimi i komplekseve turistike të kategorive të larta.
Miratimi i PHU paraqet shtytje shtesë për punë në administratën lokale sepse miratimi i këtij dokumenti paraqet menjanimin e blokadës në procesin e sjelljes së planeve detale urbanistike për lagje të qytetit, hap që në periudhën e ardheshme do të ndërpresë ndërtimin e egër dhe jolegal të objekteve në territorin e Komunës së Ulqinit.