Punëtori i hotelit ”Belvi” në qytetin e Ulqinit Bahri Rexhoviq është revoltuar pa masë ndaj drejtorit të këtij hoteli Mikel Pajoviq, pasi sipas tij, vetëm atë e vendos në roje. Për këtë padrejtësi, punëtori Rexhoviq, thotë se do ti drejtohet gjygjit.

Por kjo nuk është e gjithë e keqja e kësaj. Rexhoviq në një status të tij në facebook pretendon në një premtim të dhënë nga drejtori dhe ia rikujton.
”Mos harro premtimin, ke thënë voto për DPS-in dhe do të punosh si kamarier”, kështu mësohet nga postimi i Rexhoviqit ti ketë thënë drejtori i hotelit në fjalë.

Në fund Rexhoviq, dukshëm i revoltuar, shprehet se nga sot nuk do të jetë më me DPS-in.

By admini