Beqir SINA – New York
Kosova, nuk është anëtare e OKB-së, por Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, ishte bashkëpjesëmarrëse në këtë event me të gjitha simbolet e saja shtetërore dhe e barabartë në përfaqësim me Misionet e Përhershme të disa vendeve të tjera nga mbarë bota
NEW YORK – OKB : Mbas Parisit, Brukselit, Tokios, Romës, Berilinit, Londrës, dhe Amseterdamit, mbrriti në Nju Jork, përkatësisht në hollin e selisë së Kombeve të Bashkuara, “Salloni i Cokollatës – “Le Salon du Chocolat” i cili është dhe edicionin e tij i 25-të në botë.
Rreth 500 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, turistë të jashtëm dhe vendas u mblodhën në një hapësirë të madhe, siç është ajo e hollit të ndërtesës së qelqet në Nju Jork, për her të parë, megjithse, Kosova, nuk është anëtare e OKB-së, por Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, ishte bashkëpjesëmarrëse në këtë event me të gjitha simbolet e saja shtetërore dhe e barabartë në përfaqësim me Misionet e Përhershme të disa vendeve të tjera nga mbarë bota.
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës bëri promovimin e produktet të fabrikës së çokollatave “Kamila” nga Prizreni, ndërsa morën pjesë dhe vet Konsullja e Pergjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork Ambasadorja Teuta Sahatqija dhe diplomatët Ylber Kryesziu, dhe anëtarët e tjerë të stafit të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, të cilët gjetën rastin për t’u takuar shumë Ambasadorë dhe diplomatë edhe të shteteve jonjohëse, nga korpusi diplomatik në OKB.
Në njoftimin e saj Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York, thotë se Misioni i Përhershëm i Republikës së Madagaskarit së bashku me Arab Ladies Club (ALUN) dhe United Nations African Ambassadors Spouses Group (UNAASG), më datë 6 Dhjetor 2016, organizuan ngjarjen “Le Salon du Chocolat”, e cila u mbajt në hapsirat e Selisë së Kombeve të Bashkuara.
Në këtë ngjarje moren pjesë 24 shtete anëtare dhe vëzhguese të OKB-së të njohura me prodhimin e tyre të çokollatës, përfshirë Kosovën.
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, thuhet në njoftim ishte bashkëpjesëmarrëse në event me të gjitha simbolet e saja shtetërore dhe e barabartë në përfaqësim me Misionet e Përhershme të Madagaskarit (nikoqir), Hungarisë, Slovenisë, Marokut, Algjerisë, Angolës, Slovakisë, Bregut të Fildishtë, Kazakistanit, Mauritanisë, Filipineve, Sudanit, Libanit, Svazilandit, Belgjikës, Meksikës, Tunizisë, Greqisë, Palestinës, Venezuelës, Zvicrrës, Italisë dhe Finlandës.
Simbas saj “Salloni i Cokollatës – “Le Salon du Chocolat” i cili është dhe edicionin e tij i 25-të në botë, u mbajt në praninë e një numri të madhë të diplomatëve dhe mysafirëve të tjerë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës bëri promovimin e produktet të fabrikës së çokollatave “Kamila” nga Prizreni ku :” Përveç anës së promovimit të produkteve vendore, kësaj ngjarje i dha një dimension tjetër ana vizuele e simboleve shtetërore të Republikës së Kosovës me ç’rast pati interesim shumë të madh nga diplomatet dhe korrespodentet e shteteve të ndryshme të akredituara në OKB”.
Gjithashtu, në njoftim e saj kjo konsullatë, theksonë se ky ishte një rast shumë i mirë me ç’rast Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Nju Jork znj. Teuta Sahatqija dhe diplomatët e tjerë të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork takuan shumë Ambasadorë dhe diplomatë edhe të shteteve jonjohëse.