Ka ardhur nga SHBA për të festuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit në vendlindjen e tij në Ulqin. Si shumë bashkëathdhetarë tanë që për festimin e kësaj festeje kishin zgjedhur vendlindjen e vet, të njëjtën gjë bëri edhe Zaim Halili, bashkëatdhetar i yni që në SHBA jeton dhe punon që 26 vite.
Zaimi bashkë me disa dashhmirës të çiklizmit: Skenderin, Xhevdetin, Besarbin dhe Bledarin kishin zgjedhur një menyrë interesante të festimit të festës më të madhe shqiptare 28 Nëntorin. Ata me biçikleta kanë bërë rrugën Ulqin – Shkodër – Ulqin.
Siç tregojnë pjesëmarrësit e kësaj rruge interesante çiklistike çdo gjë kaloi më së miri dhe këtë rrugë në të dy drejtimet e bënë për diç më shumë se 4h.
”Dëshirojmë që vitin e ardhshëm kjo të jete një aktivitet me më shumë pjesmarrës dhe të ketë karakter garues”, kështu shprehet Skender Lika, pjesëmarrës në këtë aktivitet dhe dashamirës i madh i sportit të çiklizmit.
Në fund të gjithë këto sportistë nuk harrojnë të urojnë të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit:
”Gëzuar”.