Qyteti i Ulqinit mund të jetë ndër qytetet e pakta në Mal të Zi i cili nuk ka as edhe një kënd të vetem sportiv për të rinj.
Numri i qytetareve të Ulqinit të cilët e duan sportin dhe të cilët në mënyre rekreative do të merreshin me ndonjë aktivitet sportiv është mjaft i madh. Jo të gjithë të rinjtë ushtrojnë ndonjë sport në mënyrë profesionale, jo të gjithë të rinjtë kanë mundësi financiare që për të luajtur një ndeshje futbolli, basketbolli, tenisi apo edhe ndonjë sport tjetër që të paguajnë çmimet e vendosura nga mjediset komerciale sportive në qytetin tonë dhe shumë Jo të tjera jo vetëm prej të rinjëve por edhe pjestarëve të popullatës së moshës së mesme apo edhe më të vjetër.
Marrja me sport nga të gjithë dhe pakufizime në ditët e sodit duhet të jetë një mundësi e natyrshme dhe e pamohueshme për askënd. Është mëkat që pët mospasje qoftë edhe të një këndi të vetëm sportiv në qytetin e Ulqinit shumë të rinj por jo vetëm nuk janë në gjëndje që kohen e lirë ta shfrytëzojnë duke u marrë me ndonje sport në mënyrë rekreative.
Qyteti i Ulqinit ka mjaft hapsirë e cila mund të i dedikohet pikërisht këtij qëllimi dhe se hapsirat e shumta të qytetit tonë mund të projektoheshin edhe pak më ndryshe se ajo tashmë e zakonshmja, ndërtesa dhe vetëm ndërtesa, që po na marrin frymën ditë e për ditë.