ulqini
Zgjedhjet parlametare në Mal të Zi të cilat u mbajtën kësaj të diele nuk dhanë asnjë fitues apo asnjë subjekt politik i cili është i kënaqur me rezultatin përfundimtar të tyre.

Në këtë aspekt në mesin e shumë të të zhgënjyerve janë edhe subjektet politike shqiptare. Nga 4 deputetë që i kishin para 8 viteve zbriten në 2 sa kishin para 4 viteve për të përfunduar në 1 sa do kenë në  katër vitet e ardhshme. Rezultat aspak i  mirë dhe zhgënjyes për shqiptarët.

Sipas rezlultateve joyzrtare të paraqitura nga CEMI, partia DPS e Millo Gjukanoviqit ka fituar rreth 41,1% të votave apo 36 deputete. Kjo parti pritet që me partitë e pakicave dhe SD të formojë qeverinë e ardhshme në Mal të Zi.

Rezultatet e partive apo koalicioneve tjera është si më poshtë.
Demokratski Fron                                                  77.800vota ose 20,30%, 18 deputetë
Koalicija – Ključ – DEMOS, SNP, URA            42.300vota ose 11,00%,  9 deputetë
Mr Aleksa Bečić – Demokrate                             38.400 vota ose 10,00%, 8 deputetë
SDP – Ranko Krivokapić                                     20.000 vota ose 5,20%,  4 deputetë
Socijaldemokrate Crne Gore – Ivan Brajović    12.400 vota ose 3,20%, 2 deputetë
Bošnjačka Stranka – Rafet Husović                   12.300 vota ose 3,20%, 2 deputetë
Pozitivna Crna Gora – Darko Pajović                5.000 vota ose 1,30%, 0 deputetë
Shqiptarët e vendosur Forca-UDSH-ASH        4.700 vota ose 1,20%, 1 deputetë
Koalicioni shqiptar „Me një qëllim“                 3.500 vota ose 0,90%, 0 deputetë
Hrvatska građanska inicijativa – HGI od srca    1.700 vota ose 0,50%, 1 deputetë
Lidhja demokratike e shqiptareve                     1.500 vota ose 0,40%,  0 deputetë
Srpska stranka – prof dr Milovan Živković        1.200 vota ose 0,30%, 0 deputetë
Bošnjačka Demokratska Zajednica                200 vota ose 0,30%, 0 deputetë
Alternativa Crna Gora                                       900 ose 0,20%, 0 deputetë
Stranka penzionera, invalida i socijalne pravde     700 vota ose 0,20%, 0 deputetë
Stranka srpskih radikala                                 700 vota ose 0,20%, 0 deputetë

Në bazë të këtyre shifrave DPS i Millo Gjukanoviqit mund të formojë shumicën qeversise ku rol vendimtar do të ketë koalcioni shqiptar ”Shqitaret e vendosur”, mandati i së cilës do të peshojë qeverisjen e re të DPS-it.

By admini