Viti-i-Ri-ulqin-2015 Sektori   i biznesit  në Ulqin i gatshëm që të mbështesë Koncertin  e Vitit  të RI
Kryetari i Komunës  së Ulqinit  Fatmir Gjeka  dhe Z. Zana  Sarvan  kanë mbajtur   edhe  një takim  me përfaqësuesit e  biznesit lidhur  me organizimin e Koncertit të madh festiv  të Vitit  të Ri,  që do të mbahet  në Ranë  më 31 Dhjetor  dhe do të fillojë në  ora 18.

Komuna  e Ulqinit dhe Organizata turistike  janë  bartësit  kryesor të këtij  aktiviteti, por  përvoja  ka  dëshmuar që  në raste të tilla nuk mungon dhe përkrahja e  përfaqësuesve  të biznesit, njofton kabineti i kryetari të komunës së Ulqinit.

Kryetari Gjeka  theksoi  se  jemi të  vetëdijshëm për situatën e veshtirë  ekonomike, por  nuk kemi   dashur që të bëjmë  përjashtim  nga  qytetet e tjerë  të  Malit   të Zi.
Sigurisht që  Komuna dhe  Organizata   turistike  si gjithnjë  do  të mbajnë barrën më të rëndë, por  kërkojmë edhe  mbështetjen  tuaj.

Ishte  konstatim i përgjithshëm  që  aktiviteti  është mirë që  zhvillohet  dhe se  biznesi  do  të mbështesë  brenda mundësive atë.
Ditë më parë  Kryetari  Gjeka , zhvilloi  një takim  edhe  me  pronarët e restoranteve dhe  kafiterive në Ranë , të cilët po ashtu u shprehën të gatshëm për të mbështetur Koncertin e madh festiv.

Ndërkohë  Organizata  turistike  e Ulqinit ka filluar  marketingun e  programit festiv  në disa  qendra  të rëndësishme nga ku dhe  vijnë mysafiret më se shumti në Ulqin. Duke  i uruar  festat e fundvitit   Organizata  turistike i  ben ftesë atyre,  qe  te  vizitojnë Ulqinin. Sipas  parashikimeve  gjate diteve të  festave  pritet nje numër i shtuar i mysafireve .

By admini