Një fotografi nga Ada e Bunës së Ulqinit ku shihet një meduzë mjaft e madhe është publikuar nga faqja ”Podgoricki vremeplov”. Asgjë shqetsuese.
Pickimet e meduzave (kandilave te detit) janë te shpeshta gjate plazhit. Për te qetësuar vendin e lënduar ja disa mënyra natyrale.
Ashtu si ne, edhe kandilat e detit ose siç mund te njihen ndryshe meduzat, i preferojnë ujerat e ngrohta. Ndryshe nga gjallesat e tjera detare, ato nuk preken aspak nga efektet e ndotjes se oqeaneve dhe janë mjaft te përhapura. Shihni mire para se te zhyteni diku, por nëse papritur arrin t’iu pickoje apo t’iu djege ndonjë ja si ta qetësoni dhimbjen.
Qëndroni ne ujin e kripur te detit dhe mos e shpëlani plagën me ujë te ëmbël pasi do ju acarohet edhe me shume. Pasi te dilni nga ujë hidhni sipër vendit te pickimit pak rërë (mund te përdorni edhe miell ose shkume roje) dhe me pas vendosni sipër një karton, një karte supermarketi apo karte krediti duke e mbajtur sipër pa e fërkuar. Kjo gjë do largoje mbetjet qe mund te ketë lënë kandili. Mbajeni ashtu për disa minuta dhe shpëlajeni serish vendim me ujë deti.
Me vone mund ta lani zonën me uthull molle apo edhe rrushi. Edhe para se te futeni ne det mund ta lyeni trupin me këtë përbërje sepse mban larg kandilat e detit. Edhe pse mund te djege paksa lëkurën dhe mund te mbaje ere, ja vlen për t’u mbrojtur.