Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu përshëndet pjesëmarrësit e Paranirit tradicional ,,Decani2016,,
Ky Panair, që promovon bizneset vendore, turizmin dhe produktet tradicionale jo vetëm të Decanit por edhe më gjërë zhvillohet në kuadër të ditëve të Diasporës me moton “Ti je pjesë e Atdheut”.
Në ceremoninë e hapjes Kryetari Cungu tha se “Panairi është një ngjarje që përvecse bashkon vlerat tradicionale mundëson shkëmbimin e përvojave, ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë sonë të pasur. Ai në vazhdim foli për diasporën që është dhe mbetet faktor I rëndësishëm për zhvillimin ekonomik”.
Theks të vecantë i kushtoi sektorit privat që sipas tij është sektor i rëndësisë së vecantë për zhvillimin ekonomik të vendit. Kryetari Cungu i shoqëruar nga Kryetari I Kuvendit Loro Nrekiqi dhe Drejtori i OT Fuad Haxhibeti, më pas paten një sërë takimesh me zyrtarë të Decanit, Kryetarin Rasim Selmanaj, dhe me Ministrin e Diasporës Valon Murati ku bashkëpunimi reciprok e me interes të përbashkët ishte në qendër të vemendjes. Bashkëbiseduesit u pajtuan se takime te këtij lloji i ndihmojnë bashkëpunimit rajonal dhe janë faktor shtytese për rritjen ekonomike. Të shtojmë që Komuna e Ulqinit dhe ajo e Decanit janë binjakëzuar vitin e shkuar dhe kanë të nënshkruar nje memorandum bashkëpunimi i cili parasheh bashkëpunim ne fusha të ndryshme.