Mos ma humbni heroin tim!

shkolla-fillore-bedri-elezaga-katerkollcHeronjte lokale mbesin nen dhe. Sikur i humb ai, ju tret dijen, nderin e sakrificen. Nuk eshte lehte ne vend te vet, te behesh profet. Divanit i bejme divan, piedestal, portret, legjende. Mustafes as epitaf. Une e kisha heroin tim, e kam ende. I tille me ka mbetur e do vazhdoje te me mbese ne mendjen e zemren time. Nuk e bej as per hater e as me miq, por si obligim ndaj heroit dhe si obligim ndaj nje fryme te re qe duhet te nisim.

Ne shkollen e “partizanit”, i ndjeri arsimtar Beqiri e shkriu gjithe jeten e vet. Me gjenerata u mundua te jepte pak nga shpirti i vet dijedashes, patriot e i ndershem. Stoik dhe kembengules ne kauzen e vet te pastert dhe i panegociushem per parimet njerzore, morale, arsimore dhe patriotike. I denje per hero lokal, te tille qe na mungojne, i denje per te zevendesuar “partizanin” e shkolles se krahines tone. Luftetar i dijes, shperndares i paepur i saj, vuajtes i fatit te popullit anekend qe flet shqip. Humbes i madh perballe “partizanit”.
Sot eshte koha qe t’ja kthejme fitoren, mos ta humbim heroin tone lokal, sot ju lus mos ma humbni heroin tim. Boll nderuam “partizanin”, sot shkolla duhet te behet “lokaliste”, sot shkolla ka rendin te marre emrin e tij. Ta bejme dhe vejme nje “profet” ne vend te vet.

Sot 7 Marsi duhet te jete per te! Sot na beni krenar neve, “ushtareve” te kauzes se tij, sot na e vulosni heroin.

Derguar nga anamalitulqin@gmail.com
P.S. Zakonisht shkrimet qe bashkangjitur nuk kanë edhe emrin e autorit zakonisht nuk i publikojmë. Në këtë rast bëmë përjashtim për shkak të temës së trajtuar.