Thojnë, dita e bukur shihet në mëngjes, si duket agimi sot në Kuvendin komunal nuk e lë një përshtypje për një ditë të bukur në Komunën tone. Por ska dhe si të jetë e tillë, kur skenen politike e ka kapluar acar i të ftohtit, dhe për tu “ngrohë” të gjithë sado pak me energjinë e pushtetit, janë “strukur” bashkë ,dhe kanë krijuar kualicion historik.
Si duket për pushtetin e sapokrijuar në bazë të seances së sotme në Kuvendin Komunal, element parsorë është ndarja e funksioneve, kushë çka të marrë dhe të “ngrohet” sa më shumë, e kur vend nuk ka për të gjithë ndodh edhe ajo që ndodhi, përçarje dhe polemikë brenda pozites të sapokrijuar.
Jemi të vetëdishëm që çdo pushtetit të ri i takojnë poste që do ti ndajë, por jo në këtë mënyrë dhe për këto qëllime, që me poste pretendohet të “ngrohen” të ftohurit. Për fat të keq shumë pak merret për bazë kush dhe çka mund të kontribojë në bazë të të arriturave, profesionit, idesë apo vizonit.
Si pasoj e kësaj dukurije negative nuk mund të dalin gjëra positive, këtë e dëshmojnë emërimet e anëtarve në bordet drejtuese të ndërrmarrjeve publike, që themelues është Kuvendi komunal, ku në as edhe një bord drejtues nuk është emruar asnjë anëtar i opozitës. Kjo jo që është hap mbrapa i parimeve demokratike dhe vlerave të synuara Evropiane, por është pangopësi dhe pa pjekuri e pozitës. Pa pjekuri sepse me pjesëmarrjen e opozites në bordet drejtuese pozita për çdo gjë dhe për çdo vendim do ta ndante përgjegjësinë me opoziten. Por kësilloji nuk mund ta presësh nga dikush që frika nga të “ftohtit” dhe dëshira për pushtet ja verbojnë arsyen.
Është parim religjoz që “çdo veper varet nga qëllimi”, veprat fillestare të pushtetit të ri dëshmojnë për një qëllim të dyshimt, gjithesi,
shpresë për një mbasdite me diell…
Diçka esht…intresante…thojnn ne Shqipni..shkruaji n’rânn…