Ulqini

Prej rreth 500 agjencive turistike sa ekzistojnë në Mal të Zi, ekzistenca e gjysmës së tyre është sjellur në pyetje, ka deklaruar kryetari i asociacionit të agjencive turistike Orhan Hoxhiq.
“Është e sigurt se edhe në Mal të Zi, shumë agjenci do të bankrotojnë“, ka theksuar Hoxhiq, në programin e mëngjesit të RTMZ.

Ai, ka shtuar se akoma asgjë nuk është zgjidhur lidhur me agjencitë turistike në Mal të Zi. Po ashtu, ai ka theksuar se në Mal të Zi veprojnë rreth 500 agjenci turistike.
“Të gjitha agjencitë e vogla janë të rrezikuara që do të thotë se gjysma e tyre do të falimentojë. Agjencitë të cilat vetëm sheshin bileta fluturimit, si mund të mbijetojnë, kur gjatë tre muajve të fundit nuk e kanë shitur asnjë biletë”, ka theksuar Hoxhiq, transmeton Ulqini Online.

“Punëtorët turistikë kërkojnë që rrogat tu mbulohen së paku deri në fund të vitit, sepse kjo veprimtari është shkatërruar në tërësi”, ka theksuar Hoxhiq.

Pronari i agjencisë turistike “Galileo”, Srgjan Kovaçeviq, ka theksuar se shumë agjenci turistike nuk janë në gjende që tua kthejnë qytetarëve akontacionet e paguara më parë.

By admini