NACIONALIZMI IMPERIAL SËRB

                                

Nga Nikë Gashaj, Politolog

Inelektualët sërbë kanë nxitur dhe përhapur një pakënaqësi tek sërbët dhe kanë krijuar bazat doktrinare të politikës  imperiale sërbe. Është një volum i madh i literaturës për angazhimin e intelektualëve të njohur sërbë për krijimin e frymëzimit nacional të sërbizmit të madh dhe të arsyetimit historik të qëllimeve të nacionalizmit imperial sërbë. Madje, edhe intelektualët disidentë nga koha e komunizmit, janë angazhuar për promovimin e historiografisë romantike, të miteve të shtetit sërbë nga shekulli i mesjetës, të ideve dhe qëllimeve imperiale të krijimit të shtetit në të cilin do të dominojnë sërbët ose të gjithë sërbët do të jetojnë sëbashku në një shtet. Një numer i madh i itelektualëve sërbë, haptazi kanë thënë:  përarsye të numrit më të madh të viktimave, sesa te popujt tjerë të ish-Jugosllavisë, në luftat prej viteve 1912. deri me 1941. çdo pozitë tjetër për sërbët, përpos asaj dominuese, paraqet gjëndje të pabarazisë së tyre. Kështu, Këshilli për mbrojtjen e mëndimit dhe të hulumtimeve i cili në Sërbi i ka tubua kundërshtarët më të tërbuar të regjimit të ish –Jugosllavisë: Dobrica Qosiq, Matija Beqkoviq, Lubomir Tadiq, Kosta Çavovski, Mihaillo Markoviq, Tanasia Mlladenoviq, Andria Gamca, e të tjerë, publikisht, me 12 shkurt 1988. e ka kërkua formimin e “autonomive vetëqeverisëse sërbe”në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë. Idetë dhe qëllimet e Sërbisë së Madhe, në veçanti i kanë thurë dhe formuluar intelektualët sërbë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Sërbisë, Shoqatës së Shkrimtarëve sërbë, Shoqatës filozofike të Sërbisë, dhe të Shoqatës sociologjike të Sërbisë. Pas vdekjes së Titos, mprehtësia e kritikës së tyre ka qenë e drejtuar ndaj regjimit shtetëror dhe të LKJ, të trashëgimisë së Titos, dhe në veçanti ndaj kushtetutave të Jugosllavisë nga vitet 1963. dhe 1974. Ata kanë thënë, se Tito nuk është më, por ka mbetur titoizmi i konfedealizmit jugosllav, të cilin në kohën e vet, e ka konceptuar Edvard Kardel, dhe gjoja një sistem i tillë politik i ka pru sërbët dhe Sërbinë në një pozitë diskriminuese në pikëpamje politike, ekonomike dhe kulturore, si dhe për dallim prej popujve të tjerë, sërbët nuk e kanë shtetin e vet.

       Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Sërbisë (1986.)

Akademia e Shkencave dhe të Artëve të Sërbisë e ka hartuar Memoradumin e saj mbi situatën shoqërore-politike në Sërbi dhe Jugosllavi, më 1986. Në atë dokument është nënvizua rrezikimi i Sërbëve: e katërta e tyre jetojnë në mënyrë të vuajtshme jashtë  Republikës së tyre të ngusht amë, a Jugoslavija është në shkatërrim. Veçenarisht, Sërbët janë në pozitë të vështirë në Kosovë dhe në Kroaci. Sërbia është sakrificë dhe viktimë e diskriminimit politikë dhe ekonomik që e zbatojnë Kroacia dhe Sllovenia qysh nga  përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Andaj, çështja e tërsisë dhe integritetit të popullit sërbë( të bashkuar në një shtet) dhe të kulturës së tij në Jugosllavi, është çështje vitale për ekzistencën dhe zhvillimin e kombit sërb.

Në Memorandum, ndër të tjerat thuhet: vëndosja e plotë e integritetit nacional dhe kulturor të popullit sërbë, pavarësisht nga ajo se në të cilën Republikë apo Krahinë gjindet, është e drejtë e tij historike dhe demokratike.

 Memorandumi i Akademisë Sërbe nga viti 1986. ka qenë baza ideologjike e nacionalizmit ekstrem sërbë, si dhe më vonë mbështje e aksioneve ushtarake të Sërbisë në ish-Republikat e Jugosllavisë dhe të ish- Krahinës Autonome të Kosovës.

                              Hapësira e ardhshme e Sërbisë

Për ilustrim të kontributit të intelektualëve sërbë në përcaktimin dhe realizimin e qëllimeve ekspansioniste të sërbizmit të madh, po e japim një fragment nga ditari i  kryetarit të Kryesisë së RSFJ, Boris Joviq, në të cilin është shënua biseda e tij me Doricën Qosiq, më 11. shtator 1990. Joviqi shkrua se Qosiqi i ka thënë: nuk ka më as një arsye serioze të ekzistimit të Jugosllavisë. Andaj, tani ka të bëj me kartën etnike të hapësirës sërbe, në veçanti në BeH dhe Kroaci, që në mënyrë të qartë të paraqitet territori ku sërbët janë me shumicë; nga Shibeniku, përkrye Liket, të Krahinës së Bosnjës, pranë Savës deri te Bijelina, gjithkund janë sërbët me shumicë. Në qendër të Bosnjës janë Muslimanët. Sërbët e prejën gjeografisht dhe Sanxhakun pranë Drinit, ashtu që Muslimanët nuk mund të bashkohen.

Duke modeluar vetëdijen ekstreme nacionaliste nëpërmjet të krijimit të një disponimi luftarak në shoqërinë sërbe, intelektualët sërbë, me 1980, pikërisht e kanë pru në pushtet Sllobodan Millosheviqin, e që në një masë të madhe e kanë shkaktuar shkatërrimin e ish-Jugosllavisë me luftë të pëgjakshme.                                 

                                          Marrëdhëniet  shqiptaro-sërbe

Shikuar historikisht, shqiptarët në bashkësin shtetërore me Sërbinë kanë kaluar kohëra me vuajtje dhe kanë arrijtur një përvoj të vështirë, kanë nxjerrun mësim në vazhdimësi në luftë për të drejtat e liritë e tyre qytetare dhe kombëtare – kundër regjimeve borgjeze, diktaturës së monarkisë jugosllave, të deformimeve të pushtetit realsocialist, si dhe të politikës shoviniste të Sllobodan Millosheviqit.

Për marrëdhëniet ndërnacionale shqiptare-sërbe ekziston një literatur voluminnoze, dokumente e të dhëna historike-politike. Por me këtë rast do të fokusohemi vetëm në disa vlersime dhe qëndrime të një autori të njohur serb socialdemokrat, publicist e humanist, Dimitrije Tucoviq, i cili thotë: ”Sot është bë shumë i rrezikshëm predikimi i nevojës së punës së përbashkët me shqiptarët. Për synimet e dëmshme dhe fatale për  ta justifikuar një politikë të gabuar, shtypi borgjez ka formuar për shqiptarët një bedem të tërë të pikëpamjeve të pavërteta dhe tendencioze, ndërsa politika pushtuese e Sërbisë me metodat e veta varvare i ka detyruar shqiptarët që të mbushen me urrejtje të thellë ndaj nesh…”(Dimitrije Tucoviq, punimet e zgjedhura, libri II ” Prosveta”, Beograd, 1950, f.128-133).

                                   Dobrica Qosiq dhe ndarja e Kosovës                                            

Dobrica Qosiq i pari në Sërbi publikisht e ka paraqitur idenë për ndarjen e Kosovës ndërmjet Sërbëve dhe Shqiptarëve, sepse sipas tij, një variant e tillë është reale, duke pasur parasysh strukturën nacionale në Kosovë. Këtë variant të ndamjes së Kosovës është duke përpjekur për ta realizuar Vuçiqi, kryetari i Republikës së Sërbisë me mbështetjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe të bashkëpuntorëve të tij nga garda e vjetër politike të Kosovës. Dhe kështu Vuçiqi, me pëkrahje dhe nga ndonjë diplomat të huaj, tenton për të hyrë në historinë sërbe si ekzekutues i politikës së Millosheviqit dhe Qosiqit për formimin e Sërbisë së Madhe në dëm të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës.

Këtu po theksojmë, se para disa kohe, ministri i punëve të jashtme të Sërbisë, Ivica Daciq, duke folur për mediume në Sërbi, për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, nga disa shtete, ndër të tjerat tha: “More Sërbia nuk po ka mjaftë para, se edhe Kosova do ta tërhiqte njohjen”. Sikur duket, tani i kanë sigurua parat!

Përfundim: për shpëtimin e Kosovës nga ndarja territoriale janë të domosdoshme zgjedhjet e reja të parakohëshme parlamentare në Kosovë. Kishte me qenë mirë, sikurse Gjygji Kushtetues i Kosovës, përpa ndërhyrje politike, të merrnte vendimin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe për shpalljen e zgjedhjeve të reja, pas tejkalimit të epidemisë së coronavirusit. Po nëse  Gjygji Kushtetues i Kosovës merr tjetër vëndim në favor të mandatimit të Hotit për kryeministër, edhe atëherë egziston mundësia që qeveria e tillë në Kuvend të Kosovës të mos  kaloj, duke mos i pasur votat e nevojshme nga deputetët. Ka mundësi, që ndonjë deputet për shkaqe objektive të mos marr pjesë në Seancë të Kuvendit të Kosovës, ose ndonjë deputet duke pas parasysh pasojat eventuale për popullin dhe shtetin e Kosovës, të ndërroj mendimin, dhe mos ta  votoj  të ashtuqueturën qeveri të re, përpa zgjedhje të reja, të lira dhe demokratike.