ALEANCA TË REJA ME IDE TË VJETRA

Diskursi politik

Ideja e formimit të Shëngenit ballkanik  si kundër reagim ndaj refuzimit për fillimin e negociatave për pranimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, pa pjesëmarrjen e vendëve të tjera të Ballkanit Perëndimor, e në veçanti të Kosovës,  është ide e nxituar,  sepse nuk duhet humbur kohë për aleanca regjionale, kur synimi i të gjithë neve  është  integrimi europian, ndërsa çdo alternativë  tjetër është e konsumuar, sidomos kur është në pyetje Serbia e cila ka qenë dhe është faktor destabilizues në regjion.

Nail  Draga

Koncepti i integrimeve regjionale   përkatësisht të bashkëpunimit në mes vendeve përkatëse është bërë pjesë e fjalorit politik të strukturave qeverisëse. Në këtë aspekt aspiratë e vendeve të Europës Juglindore është antarësimi në kuadër të Bashkimit Europian, çështje që është me interes jetik për qytetarët e shtetëve të këtij regjioni. Në lidhje me çështjet e tilla si më parë edhe tash janë realizuar projekte të ndryshme ku duhet veçuar ata të zonave kufitare të cilat i kanë parapri  integrimeve të ndryshme regjionale. Por, për të realizuar një bashkëpunim të tillë fillimisht duhet të mos ekzistojnë  çështje kontestuese kufitare në mes vendeve përkatëse, por edhe dëshira dhe vullneti politik për realizimin e marrëveshjeve të nënshkruara.

Kohë më parë pas dështimit në tetor për marrjën e ftesave për negociata më BE, duke mbetur në margjina të politikës shtetërore dhe asaj regjionale  kryeministri i Shqipërisë E.Rama inicoj në Ohër   me 10 nëntor 2019 takimin  në mes  Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë  së  Veriut, për formimin e aleancës regjionale e emërtuar si Shëngeni ballkanik, e cila ka marrë përmasa të politizimit më qasje shumëdimensionale.

“Shengeni  shqiptar”  ide e parealizuar

Të gjithë  politikanët shqiptarë  të Shqipërisë si shteti amë kur kemi të bëjmë me çështjet e bashkëpunimit regjional, duhet të jenë nismëtar kur janë në pyetje  çështjet e  bashkëpunimit mbarëkombëtar, ku marrëdhëniet me Kosovën duhet të jenë parësore. Por, në sajë të informacionëve që disponojmë  ku më gjithë angazhimin e deritashëm nuk mund të jemi të kënaqur, sepse pritshmëritë kanë qenë më të mëdha.

Sepse siç dihet shumë marrëveshje janë nënshkruar në mes Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, por ka munguar vullneti për realizimin e tyre praktik. Andaj, ka qenë e udhës që vite më parë të formohej “Shengeni shqiptar” në mes dy shtetëve shqiptare e më pas edhe më fqinjët. Por, ndonëse deri më tash në këtë aspekt nuk kanë munguar deklarimet e rastit,  jemi dëshmitar se  ka munguar vullneti politik për  qasja konkrete. Duke marrë parasysh së nga lufta përkatësisht çlirimi i Kosovës(1999) kanë kaluar dy dekada, është pritur që në kuadër të komunikimit brenda shqiptar të bëhët më shumë.

Ndonëse në hapësirën e tyre etnogjeografike në Ballkanin Perëndimor, shqiptarët  në sajë të  resurseve natyrore dhe burimet njërëzore kanë përparësi ndaj popujve tjerë, fatkeqësisht një favor i tillë  nuk është shfrytëzuar, ku një ngecje e tillë  është si rezultat i atavizmit politik dhe interesave partiake e klaneve të ndryshme, që është kundër interesave kombëtare shqiptare.

Nxitim pa u formuar  Qeveria e re e Kosovës

Para së të angazhohej konkretisht për një aleancë të tillë ballkanike kryeministri i Shqipërisë E.Rama, ka qenë e udhës të presë edhe pak, deri sa të konstituohet qeveria e re e Kosovës. Pas një akti të tillë dhe të një takimi  në Prishtinë  shumë çka do të ishte me e qartë dhe e pranueshme, për (mos)pjesëmarrje të Kosovës në një takim të tillë. Pavarësisht paragjykimeve të pranishme në sajë të çështjeve kontestuese në raportin Kosovë-Serbi, nuk duhet të refuzohen takimet e tilla, por më parë duhet të definohen çështjet të cilat duhet të jenë parësore për diskutim dhe afati i realizimit të tyre. Dhe në këtë aspekt nuk ka dyshim se reciprociteti në marrëdhënie, duhet të jetë aksioma e këtij bashkëpunimi të mundshëm.

Për dialog konstruktiv

Opinioni është i njohur për qasjen destruktive të vazhdueshme të  Serbisë kundër Kosovës. Madje një veprim i tillë permanent i qeverisë llogaritet si sukses kur ka të bëjë me çnjohjet e Kosovës nga vendet e ndryshme. Një veprim i tillë  nga ana e tyre është duke vazhduar, ku thuhet së së shpejti do të rikthejnë njohjet edhe rreth 10 shtete të tjera. Dhe në një atmosferë të tillë Qeveria e Kosovës e ka të pamundur për të krijuar dialog pozitiv. Sepse për dialog konstruktiv duhen dy palë, e jo veprime destruktive sikurse vepron udhëheqësia serbe.

Aleanca e re të kujton të kaluarën

Sa herë që trajtohet ndonjë aleancë në mes vendeve të regjionit ballkanik, kur është në pyetje Shqipëria, na kujtohet aleanca Jugosllavi-Shqipëri e nënshkruar në vitin 1946, e cila ishte planifikuar ti paraprijë konfederatës ballkanike. Ishte koha kur Shqipëria nga vërberia ideologjike i ishte nënshtruar tërësisht Jugosllavisë deri në vitin 1948, ku çdo gjë ishte përgatitur që ajo të ishte republika e shtatë jugosllave. Por, ndodhi prishja e marrëdhënie politike në mes Titos e Stalinit, dhe një ide e tillë mbeti pa u realizuar, sepse më pas  E.Hoxha iu qas Stalinit, duke i mbetur besnik deri në vdekje.

Andaj, edhe tentimi i tashëm (Serbi-Maqedoni e Veriut-Shqipëri) fillimisht  për lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave e kapitalit, është ide e mirë, por më të drejt bëhët pyetja se kush i ka penguar shtetët përkatëse për veprimtari të tilla. Por, nuk ka dilemë  se një aleancë e tillë, më së shumti e favorizon Serbinë, sepse ajo do të forcohej si fuqi ekonomike dhe lider në regjion, duke dominuar ndaj shtetëve tjera. Madje një restrukturim i tillë  gjeopolitik me të drejt mund të quhet si “Jugosllavia e re”.

Por, duke ditur, se ish-Jugosllavia u shkatërru  pikërisht në sajë të politikës ekspansioniste serbomadhe, një aleancë e tillë të kujton të kaluarën e cila përfundoj në mënyrë tragjike. Pikërisht, duke marrë parasysh këto të dhëna Mali i Zi ka refuzuar të jetë pjesë e kësaj aleance, ndërsa Kosovës deri sa nuk i pranohet pavarësia nga Serbia, mbetet vetëm ide për konsum ditor.

Ndërsa  çdo aleancë në Ballkanin Perëndimorë në këtë përbërje, duke marrë parasysh lidhjet e Serbisë me Rusinë si në të kaluarën edhe tash, në opinion çështja e Shëngenit ballkanik, trajtohet si përgatitje të terrenit të ndikimit rus në këtë pjesë të Europës Juglindore, që paraqet çështje të veçantë për analiza gjeopolitike, e cila nuk është e kohës së re për këtë regjion atraktiv  gjeostrategjik.

Hartat si provokim e injorancë

Mënjiherë pas takimit të Ohrit në Serbi mediat prezantuan një hartë të vendëve të Ballkanit Perëndimor, duke dhënë numrin e banorëve dhe sipërfaqën e tyre. Këto të dhëna statistikore, nuk e prezantojnë Kosovën si shtet të pavarur, por si pjesë e Serbisë. Një veprim i tillë nga mediat serbe nuk paraqet ndonjë befasi duke ditur animozitetin e tyre por befasi është së diçka identike është publikuar në Shqipëri, e ate nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë. Ndonëse një paraqitje e tillë disa orë më pas u hoq nga sajti qeveritar, mbeti shije e hidhur të opinioni, për nivelin injorant të punësuarve në atë sektor qeveritar. Një dukuri e tillë nuk paraqet ndonjë befasi të veçantë, sepse dukuri të tilla në media në Shqipëri ka pasur edhe më parë, duke dëshmuar pakujdesin autorial të individëve përkatës, të cilët nuk kanë treguar ndonjë shqetësim për dështimin profesional.

Integrimi europian pa alternativë

Mendoj, se shqiptarët kanë intuitë dhe reflekse për të kuptuar së nga cili drejtim kanë të ardhmen e tyre andaj i vetmi orientim mbesin  integrimet europiane, por fillimisht  duhet eliminuar defektet  qeveritare, për të pritur radhën për fillimin e negociatëve për Bashkimin Europian, sepse integrimi europian për shqiptarët nuk ka alernativë. Sa më parë të realizohet një ide e tillë,  aleancat ballkanike  do i mbesin së kaluarës, e më të edhe mundësitë e politizimit te këtij regjioni.

(Nëntor 2019)