URA: Nëse qitet në votim dhe aprovohet vendimi për shitjen e tokës, do të ngrisim padi kundër Nrekiqit, Çapunit dhe Gjakonoviqit!

Pjesë nga plani detal, Foto: Bekim Basha

Kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit z. Ilir Çapuni ka thirrur për ditën e hënë një mbledhje të jashtëzakonshme. Sipas njoftimit që është publikuar në faqen e Komunës së Ulqinit mësohet se në rend dite janë dy pika, shkruan Ulqini Online.

Njëra ndër pikat më të diskutueshme të rendit të ditës, Propozim Vendimi për shitjen e tokës në pronësi të Komunës së Ulqinit është bërë temë ne mesin e politikanëve por edhe banorëve të qytetit të Ulqinit.

Kohë më parë, udhëheqësit e Komunës së Ulqinit ka dalur me idenë do të kalojë në pronësi të qeverisë rreth 8000 m2 tokë në pjesën më atraktive të qytetit të Ulqinit. Toka për të cilën bëhet fjalë shtrihet në mes të ish hotelit Galeb dhe hotelit Albatros. Për mbrojtjen e kësaj pjese ë Pyllt të pishave kohë më parë ka pasur edhe protesta.

E gjitha kjo bëhet me qëllim të debllokimit të xhirollogarisë së komunës dhe të shmanget kolapsi. Qeveria për këtë do ti paguaj Komunës së Ulqinit 3 milion euro dhe tek bankat do të garantojë edhe për dy milion tjerë, të cilat do të parashihen në buxhetin për vitin e ardhshëm.

Por ndryshe mendojnë nha Lëvizja qytetare URA.
”Komuna e Ulqinit vazhdon me Veprime jashtë ligjit. Nëse të hënen qitet në votim vendimi dhe aprovohet për shitjen e tokës, do të ngrisim padi kundër Ndrekiqit, Çapunit dhe Gjakonoviqit!”, thuhet nga kjo lëvizje.