Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin plotësues, afatin e dytë të aplikimit

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina“, ka shpallur konkursin plotësues – afatin e dytë (II) të aplikimit, për pranimin e studentëve në studimet themelore – bachelor, për vitin akademik 2019/2020.

Për të gjithë të interesuarit, paraqitja e dokumentacionit fillon nga data 13.09.2019 deri më datën 19.09.2019, ndërsa provimi pranues do mbahet më datë 21 dhe 23.09.2019 pranë fakultetit përkatës, sipas orarit të caktuar.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim është:
– Certifikata e lindjes (origjinale)
– Dëftesat e katër viteve të shkollës së mesme (origjinale, të noterizuara ose dublikatë)
– Diploma e kryerjes së shkollës së mesme (origjinale, e noterizuar ose dublikatë)
– Kopja e letërnjoftimit
– Fletëparaqitja  (e cila shkarkohet gjatë aplikimit online në: 
http://apliko.uni-pr.edu )
– Pagesa prej 2.5 Euro (forma e pagesës shkarkohet nga ueb-faqja e Universitetit të Prishtinës, ndërsa pagesa bëhet në bankë)
– Vendimi mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit

Për informacione më të hollësishme në lidhje me mënyrën e aplikimit, orarin e provimit pranues, dokumentacionin që duhet dorëzuar dhe për kuotat e parapara për kandidatët nga Mali i Zi, mund të informoheni në vegzën e mëposhtme.

https://www.uni-pr.edu/desk/inc/media/A10BF940-08C0-4F07-9FC2-D2A47449B798.pdf