Nuk kanë pasur sukses negociatat ndërmjet Alternativës Shqiptare dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve që në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin Komunal të Tuzit në kuadër të kryeqytetit të dalin së bashku. Vendimi që ASH dhe UDSH të dalin të pavarur  është marrë në një takim të shtunën mbrëma, me 28 tetor, shkruan dan.

Kjo u konfirmua nga Fadilj Kajoshaj, zyrtar i UDSH-së i cili do të jetë mbajtësi i listës në zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij çdo gjë shkonte që UDSH dhe ASH të dilnin së bashku në zgjedhje por vetëm në fund u vendos se është në interes të të dyja partive që të dilet në mënyrë të pavarur.

Zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Tuzit do të mbahen më 26 nëntor të këtij viti.

By admini