shoke-klase-pergjithmone“Shokë Klase Përgjithmonë” gati për të ndihmuar fëmijët shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Luginën e Preshevës, Maqedoni dhe Mali i Zi

Beqir SINA, New York

Në New York, Lokalin “Empire Steak House”, u mbajtë një tubim për të shpalosur një pjesë të programit të saj – për këtë sesion veror dhe mbledhur ndihma.

NEW YORK CITY : Organizata e krijuar një vit më parë në Nju Jork, thotë se po përpiqet të ndihmojë nxënësit shqiptarë në Ballkan. Ajo mbajti të dielën në New York, Lokalin “Empire Steak House”, një tubim për të shpalosur një pjesë të programit të saj – për këtë sesion veror dhe për të mbledhur ndihma, për nxënësit më në nevojë në Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare në Ballkan.

Nisma e tyre, quhet “Shokë klase përgjithmonë” dhe ata thanë në këtë tubim se po përgatiten të shkojnë së shpejti, për dy muaj në disa zona kryesisht të largëta për të ndihmuar, duke ofruar mbështetjen e tyre për nxënësit e paprivilegjuar të rajonit të Ballkanit, në mënyrë specifike, ata në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi, duke planifikuar për të dhënë për shkollat atje, disa mjete shkollore, posaqërisht për ata nxënës që jetojnë në varfëri të skajshme.

Tubimin, e së dielës në New York, e moderuan dy nismëtaret e krijimit të  organizatës “Shokë klase përgjithmonë”, Lendita Hoxha, dhe Mane Bodini, të cilat, duke iu faleminderuar komunitetit shqiptarë, në zonën e Tri-Shteshit, thanë se komuniteti shqiptaro-amerikan në Nju Jork, e për rreth tij,  ka ndihmuar përpjekjet për të dërguar paisje shkollore për nxënësit shqiptar në Ballkan, duke e quajtur tubimin e së dielës si aktivitetin më të rëndësishëm në sigurimin e disa materialeve financiare për ndihmat e tyre, në këtë sesion verorë.

Në këtë vaktivitet në lokalin Lokalin “Empire Steak House”,  qytetin e New Yorkut, morën pjesë shok dhe shoqet, prindërit dhe disa përkrahës së inisiativës të  organizatës “Shokë klase përgjithmonë”, në këtë mision fisnik.

“Shokë klase përgjithmonë”, tha Besiana Rugova, në fjalën e saj, është për tu faleminderuar, për inisiativën e saj fisnike, e frymëzuar kjo nga një grup janë të zonjat, e të rinj, që janë me të vërtetë duke bërë një ndryshim. Unë shpresoj, theksojë znj. Rugova,  se gjithnjë e më shumë njerëz të tillë vullnet mirë dhe që duan të ndihmojnë, duhet të përfshihen dhe të fillojnë të bëjnë një ndryshim. Në mënyrë, që edhe fëmijët shqiptarë në Iliriadë, do të buzëqeshin, shkak të punës së madhe, që ju vënë në dispozicion,
“Shokë klase përgjithmonë”,.

Lendita Hoxha, e cila së bashku me Mane Bodinin, njëra nga Tropoja dhe tjera nga Dibra, e kan formuar këtë organizat, dhe po e udhëheqin këtë inisiativë, shkruan në statusin e saj se :” E rëndësishme, është për të mbështetur këtë iniciativë “Classmates Forever” e cila është e përkushtuar për të ndihmuar të varfërve, në shkollat -Fëmijëve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, dhe Luginës së Preshevës. Çfardo, donacioni është i mirë se pritur, shkruan ajo duke shtuar se: “ Asnjë donacion nuk është “shumë i vogël, apo shumë i madh” mbasi efekti shumëfishues i dhënë prej jush, me të vërtetë ne na inukrajonë dhe na bën të i shkojmë deri në fund, së bashku me ju kësaj rruge të gjatë për të ndihmuar nevojtarët. Kjo është për arsimimin, dhe kjo është për fëmijët shqiptarë. Ju lutemi ndihmoni. Falemnderit!” thotë Lendita Hoxha  –

Mjaft e kënaqur me këtë tubim , dhe e inkuruajur duket të jet shfaqur, edhe Mane Bodini e cila shkruan se  :”Kur ne kemi arritur vetëm në tre ditë! 2000 dollarë, shpresat janë të mëdha edhe për më shumë – Ne kemi mbështetësit më të mirë !! Ju faleminderit  shumë të gjithëve për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe ju lutem le të vazhdojmë këtë inisiativë! thotë Bodini, duke bërë thiirje, të gjithë komunitetit që të ndihmojë “Classmate Forever, Inc.” për të përhapur shpresë dhe mundësi në formën e furnizimeve me mjetet shkollore në rajonin e Ballkanit,!!

Në këtë tubim, u tha se kjo organizatë me inisiativën e saj ka për të siguruar nxënësit shqiptarë në rajonin e Ballkanit, me furnizimet shkollore, duke u lejuar atyre që të realizojnë potencialin e tyre të vërtetë, arsimorë, si dhe të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të rajonit të Ballkanit!

Në janar të vitit 2015, Classmates Forever, Inc është themeluar mbi themelet që duhet të mos ketë asnjë fëmijë shqiptarë të privuar, në shkollë.Ata kan për qëllim të sigurojnë mbi 1000 nxënës, çdo verë me mjetet më të  nevojshme shkollore, të tilla si çantat e shpinës, tekstet, fletoret,mejtet per te shkruar, dhe kalkulatorë.

Vjosë Nikci e cila është në krye të Federatës së Mësimëdhënseve Shqiptaro Amerikan, shkruan në statusin e “Classmates Forever, Inc” në Facebook, se :” Kjo është një gjë shumë e madhe! Ky fondacion është i mahnitshm, por kështu jeni ju.  Inisiativa juaj është frymëzues për të parë një ka shumë vajza të reja shqiptare, të shkolluara (me një karrierë të mahnitshme) përsër për të dhënë në komunitet. Unë shpresoj se veprimet e organizimit me shok e shoqe si ju do të shtyjnë vajzat e djemtë tonë për të mendojnë edhe më shumë për fëmijët e Iliriadës”.

Magi Camaj ka lënë shënimin “ Ky është një mision i madh. Ne gjithmonë duhet të kthejmë kokēn prej ku kemi ardhur. Duhet që gjeneratat shqiptare të kenë lidhje së bashku për të bërë më të mirën për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme.”

Shpresa dhe bashkëshorti i saj Rick Elezi, të cilët e kan mbështetur qysh në  krijim inisiativën e këtyre studentëve shqiptarë në SHBA, shkruan në statusin e tyre privat në rrjetin shoqëror Facebook, mbas këtij tubimi në Nju Jork, duke bërë thirrje, veprimtarve të tjer në komunitet

“ Ju lutemi ndihmoni dhe përkrahni organizatës “Shokët e Klasës Përgjithmonë -, shkruna Shpresa,  sepse, ata janë duke ndihmuar fëmijët në Balkan, pra për të ndihmuar fëmijët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe Luginës së Preshevë. Të gjithë ne duhet të ndihmojmë këtë inisiativë në misionin e tyre, për të përhapur shpresën në Shqipërinë etnike, duke dhuruar diçka për ata fëmijë”, shkruan në Facebookun e saj – Shpresa Elezi.

By admini