xhamia-staten-island-amerikeNjë amerikano – latin kërcënon Imamim shqiptar në Xhaminë Shqiptare në Staten island – New York , në muajin e shejtë të Ramazanit

Beqir SINA – new York

Policia po heton edhe dy krime të tjera të raportuar më parë me shprehje të urrejtjes kundërejt isticucioneve fetare të adhurimit e besimit në Staten Island, atë në First Central Baptist Church dhe Memorial Episcopal Kisha e Shën Palit, si në Stapleton, të cilat janë goditur  me koktej molotovi në dy incidente të veçanta më parë këtë muaj

STATEN ISLAND, N.Y. -Dorazi, i cili thotë policia është me precedent kriminal është arrestuar dhe është indetifikuar si Angel Mercado, 38 vjeç, nga lagjja Rosewood Place, në Staten Island

Ai akuzohet se ka hyrë në oborrin e xhamisë Albanian Islamic Cultural Center në rrugën Victory Boulevard në Tompkinsville, duke kërcënuar Imamin, mbas orës 11 të natës, njofton Bota sot nga New Yorku.

Xhamia, ka thirrur menjëherë në numërin e telefonit të policisë 911 të cilat bënë arrestimin e Angelo Mercados, i cili nga emri mendohet se është hispanik.

Policia, thotë se është duke hetuar incidentin e mbrëmshëm kur mori njoftimin mbi kërcënimin e Imamit shqiptarë në xhaminë shqiptare Albanian Islamic Cultural Center në rrugën Victory Boulevard në Tompkinsville, Staten Island – New York.

Mercado, simbas policisë, ka shfaqur urrejtje, pasi ai dyshohet se kërcënoi një imam  në Qendrën Kulturore Islamike Shqiptare, natën e Ifatrit, në vijim të lutjeve të mbrëmjes në natën e enjte.

Mercado, dyshohet se ka hyrë në xhami, rreth orës 11 të darkës pasi shërbimi në xhami i dhanë fund sherbimit te lutjeve, duke bërë veprime nënçmuese për të  kërcënuar deri me dhunë ndaj imamit, tha zëdhënësi i policisë.

I dyshuari thuhet se ka pasur disa arrestime paraprake, për akuza të tilla si vjedhje, vjedhje shtëpish dhe dyqanesh, posedim të armëve kriminale dhe të një substance të kontrolluar, kërcënuese dhe shkatërrimtare , tha një burim i policisë njujorkeze.

Akuzat e policisë për incidentin e xhamisë përfshin armëmbatje pa leje, kërcënim si një krim të urrejtjes dhe ngacmimit të rëndë në një nga objektet e kultutit .

Task Force Skuadra e NYPD Krimet e Urrejtjes,  është duke hetuar incidentin, tha një zëdhënës i policisë.

Policia po heton edhe dy krime të tjera të raportuar më parë me shkas shprehje të urrejtjes kundërejt isticucioneve fetare të adhurimit e besimit në Staten Island, atë në First Central Baptist Church dhe Memorial Episcopal Kisha e Shën Palit, si në Stapleton, të cilat janë goditur  me koktej molotovi në dy incidente të veçanta më parë këtë muaj.

By admini