Kryetari Cungu takohet me përfaqësuesit e Shoqatave bujqësore
Kryetari i Ulqinit Z. Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij u takuan me përfaqësuesit e Shoqatave të prodhuesve bujqësorë që veprojnë në komunën e Ulqinit.
Zyrtarët komunalë me vëmëndje përcollën diskutimet për veprimtaritë e prodhuesve , por dhe vështirësitë me të cilat përballen ata gjatë procesit të prodhimit, shitjes etj, mësohet nga Komuna e Ulqinit.
Kryetari Cungu tha se komuna është e gatshme që të ndihmojë prodhuesit bujqësorë , qoftë financiarisht apo nepërmes koordinimit të punëve . Në takim u tha se do të ishte e udhës të përpilohet një agrobuxhet lokal i cili do ti dedikohej pikërisht prodhuesve.Mbetet që ata në kuadër të SHoqatave të tyre të komunikojnë me anëtarët e të parashtrojnë problemet e tyre dhe me ta të njoftojnë Sekretariatin për ceshtje ekonomike. U ra dakort që në vjeshtë në qytetin tonë të organizohet Panairi i prodhimeve bujqësore , por edhe ajo, që prodhuesit tanë të marrin pjesë në Panairet jashta vendit me qëllim prezantimit të prodhimeve të tyre dhe të të shkëmbejnë përvojat me prodhuesit e regjionit e më gjërë.
Poashtu u diskutua për mundesine e formimit të një brendi me te cilin produktet nga Komuna jone do të jenë të njohura në tregun e gjërë.