Me një fitore dhe dy humbje, Kombëtarja Shqiptare ka përfunduar aventurën e parë të saj në komepticionin më të madh në Evropë, Kampionatin Evropian.
Kuqezinjtë që bënë historinë duke u kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Evropian, kanë arritur të marrin vetëm tre pikë në tre ndeshje në grupin A, të cilët nuk mjaftuan për të kaluar në fazën tjetër.
Debutimin Shqipëria e bëri më 11 qershor ndaj Zvicrës, ku u mposht 1:0 në ndeshjen e zhvilluar në Lens.
Më 15 qershor në Marsejë, Shqipëria u mund 2:0 nga nikoqirët e Francës, me dy gola të pranuar pas minutës 90’-të.
Dhe në ndeshjen e tretë të zhvilluar në Lion më 19 qershor, Kombëtarja Shqiptare kurorëzoi me fitore përballjen e fundit në grup me Rumaninë, duke fituar 1:0 me një gol të shënuar nga Armando Sadiku.
Pas tre ndeshjeve, Franca kryesonte në grupin A me 7 pikë, Zvicra më 5, Shqipëria më 3 dhe Rumania në fund me 1 pikë.
Golaverazhi -2 dy gola, i pamundësoi Shqipërisë që në fazën tjetër të kaloi si paku nga vendi i tretë, si njëra ndër vendet e treta më të mira.
Gjatë këtyre tre paraqitjeve në Euro 2016, Kombëtarja Shqiptare vërtetoi se kualifikimi në këtë kompeticion nuk ishte befasi, duke u treguar skuadër shumë konkurruese, sidomos ndaj favoritëve për ta fituar turneun, Francës.
Këto paraqitje në Euro 2016 të Kombëtares Shqiptare, mbështetja e madhe që i bën tifozët, të cilët edhe treguan kulturë të madhe të tifozllëkut , bën që kuqezinjtë të fitojnë simpatinë e medieve të njohura ndërkombëtare, ndërsa ato franceze ishte shumë të drejtpërdrejta, duke shkruar: “Shqiptarë, në Francë ejani sa herë të doni”.
E ne, nuk na mbetet tjetër veç se të falënderojmë Francën për emocionet e mëdha që në dhuroi, në debutimin tonë të parë në Kampionatin Evropian. /indeksonline/