New York : Pronari i Parisi Bakery në Astoria e heq flamurin Shqiptarë
Beqir SINA New York
Banorët shqiptarë të kësaj lagje nëpërmjet rrjetit social Facebook, u kanë bërë thirrje sot të gjithë shqiptarëve banorë të Astoria – Kuins, të bojkotojnë këtë dyqan
QUEENS NYC : Një ngjarje pazakontë , thonë banorët e lagjes Astoria në Kuins New York, ka ndodhur dje në mesditë, në një mjedisë të dyqanit Parisi Bakery në Astoria. Shitorja e ëmbëlsirave dhe bukës, në fillim të Francë Euro 2016, kishte vendosur për të joshur blerësit e tij, europian, të gjithë flamujt e vendeve pjesëmarrëse, në këtë turne, ku siç dihet për herë të parë merr pjesë edhe vendi ynë – Shqipëria.
Çka natyrishtë i gëzonte dhe i bënte krenar, jashtë mase edhe shqiptarët të cilët po thuajse çdo ditë e frekuntonin këtë lokal në Astoria-Parisi Bakery. Mirëpo pas ndeshjes me Francën në Euro 2016 – dhe entusiasmit të madh të Shqiptarëve në këtë lagje, dje pronari i saj – Parisi Bakery në Astoria, “çuditërisht” e heq flamurin kuq e zi – flamurin Shqiptarë, i kapur në pamjet e e fotografive, që kanë përcjell sot shqiptarët e indinjuar për këtë gjest.
Shqiptarët, thuhet se kan njoftuar policinë e cila ka thënë se janë duke shpresuar për të identifikuar dhe për të gjetur shkakun përse është hequr flamuri shqiptarë nga 24 flamujt që ishin vendosur para shitores në Astoria-Parisi Bakery..
Parisi Bakery në Astoria është një nga shitoret e bukës dhe ëmbëlsirave më të njohura dhe më të frekuentuara e hapur në vitin 1969.
Banorët shqiptarë të kësaj lagje nëpërmjet rrjetit social Facebook, u kanë bërë thirrje sot të gjithë shqiptarëve banorë të Astoria – Kuins, të bojkotojnë këtë dyqan.
Ata shkruajnë në statuset e tyre se :”Nëse ju jeni shqiptarë!, nuk keni për të shkuar më për të blerë në dyqanin Parisi Bakery në Astoria – Kuins, mbasi pronari i saj e hoqi nga ku ishte varur flamuri shqiptar.”
Disa shqiptarë, i janë drejtuar pronarit duke i thënë se nuk është faji ynë që vendi juaj nuk merr pjesë në Euro 2016, por ai me urrejtje është shprehur ” the flag flew away”, shkruajnë shqiptarët në rrjetin social Facebook.