”MOOOOOS”, ishte ajo fjala dëshpëruese e të gjithë Tifozave Kuq e Zi në gjithë globi në momentin kur francezet shënuan golin e avantazhit në minutat e fundit të takimit. Por mbi këtë, përtej rezultatit të një takimi duhet thënë se kombetarja shqiptare me pjesëmarrjen historike në këtë ngjarje të madhe sportive e ka mbushur misionin e saj për këtë edicion. Ata janë fitues.
Por një kapitull tjetër që ndoshta që ka vlerë edhe më të madhe se vet një apo disa ndeshje sporti në këto ditë të Kampionatit evropian të futbollit janë sportdashësit shqiptarë në gjithë globin që kësaj radhe janë më të bashkuar se kurrë ndonjëherë më parë. Tifozat shqiptarë në Francë por edhe në të gjitha vendet shqipfolëse kanë dhënë tashmë provimin. Më shumë se kaq për një ndeshje futbolli nuk mund të bëjnë.
Në të gjithë këtë nuk ka mundur që të jenë anash edhe qytetet e Ulqint dhe të Tuzit. Tifozat Kuq e Zi në këto dy qytete ndeshje e kombetares kanë mundur ti ndjekin në ambiente të hapura ku numri i tifozave ka qenë mjaft i madh. E gjithë kjo për meritë të disa të rinjëve entuzastë.
Në mbrëmjen e së merkures disa fotografi të bukura ka postuar faqja Football Fest ARENA ku shihen edhe disa politikanë shqiptarë nga Ulqini që ishin bashkë me Tifozat Kuq e Zi duke përjetuar ethet e asaj mbrëmje të paharrueshme. Më poshtë mund të shikoni fotografitë marrë nga kjo faqen me vulen e autorit Gëzim Mavriqi.