Mes lotëve, luleve dhe dhimbjes së madhe familjarë, shokë, kolegë miq dhe pothuajse një qytet i tërë i kanë dhënë lamtumirën e fundit Gazmir Mustafiqit, i cili humbi jetën në një një aksident tragjik, pak orë pas mesnatës dy ditë më parë.
Familja e Gazit, dje dhe sot, ka pritur dhe përcjellur mysafirë të shumtë të cilët i ishin drejtuar shtëpisë së tij për të shprehur ngushëllime për humbjen e më të dashurit të tyre. Një qytet i tërë sikurse u mundua ta ndajë dhimbjen me familjen e të ndjerit për këtë humje të madhe.
Shokë të fëmijërisë së Gazit, të shkollës, të sportit dhe kolegë të punës kanë kujtuar çastet më të bukura me shokun e tyre.
Për këdo, ikja e Gazit është një plagë e madhe.
Ngushëllime familjes dhe shokëve.
Nuk ka asgja ne bot qe mund tua sheroj plaget e zemres familjes Te Gazit.Inshalah aj isht lule jenetit kurse familjes zoti u llasht saber e selamet.pranoni nugshlimet emija.