
Në një ndër rrugët më të qarkullueshme në Ulqin ajo ”Vëllezërit Frashëri”, përballë stacionit të autobusëve, afër hotelit “Prego”, të martën mbrëma rreth orës 19:00, u vodh motori i ri “Piaggio Beverli”, me ngjyrë të bardhë.
Siç njofton Vijesti, kamerat e sigurisë kanë regjistruar një të ri me gjatësi rreth 180-188cm i cili merr motorin dhe niset në drejtim të Tivarit.
Një kamerë e dytë e ka regjistruar vjedhësin në Tivar nga ku më pastaj humbet çdo gjurmë.