Kryetari u Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij do të presin nesër një delegacion nga Prishtina të kryesuar nga Kryetari Shpend Ahmeti.
Në takim do të diskutohet për shkëmbimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme , ku komuna jonë mund të përfitojë nga praktika prishtinase. Sekretarët tanë me homologët e tyre do të fokusohen në planifikimin urbanistik ,në cështjen e legalizimeve , në menaxhimin e mbetjeve , por edhe në ceshtje te tjera sic është bashkëpunimi në fushën e turizmit , cështja e parkingut ,por dhe në mundësinë e hartimit të projekteve të perbashkëta ndërkufitare IPA , si dhe projektet kulturore dhe sportive, mësohet nga komuna e Ulqinit.
Pas takimeve intenzive në orën 13 është paralajmëruar konferencë e përbashkët me gazetarë.