Veprimtari i çështjes kombëtare, Ismet Sylejmani, ka postuar një foto në profilin e vet në “Facebook” me dy figura të mëdha shqiptaro-amerikane, Drita Perezic dhe Xhevat Kraja.
Sylejmani ka bërë me dije se te dy këto figura edhe sot japin kontributin e tyre për ngritjen e institucioneve ligjbatuese të Kosovës.
Postimi i plotë i Ismet Sylejmanit:
KONTRIBUES NË NGRITJEN E INSTITUCIONEVE LIGJZBATUESE NË KOSOVË
Në darkë me dy figura të mëdha e të nderuara shqiptaro-amerikane!
Me shqiptaro-amerikanen e nderuar, miken e madhe të Kosovës të popullit shqiptar, shoqen e miken time të vjetër të kohës së pasluftës së UÇK-së e të TMK-së, ushtaraken amerikane Drita Perezic, e cila ishte emblema më fisnike e shqiptaro-amerikanes me mision ushtarak në kuadër të US ARMY në Kosovë pas përfundimit të luftës në vitin 1999!
Dhe me shokun e mikun tim të madh, eprorin e lartë të policisë amerikane, profesionistin për admirim, të nderuarin, shqiptaro-amerikanin e lavdishëm Xhevat Kraja!
Ishte nderë dhe kënaqësi që pas shume viteve u takova me të nderuarën Drita, dhe për këtë e falënderoj shume mikun tim Xhevat Kraja!
Kontributi i Dritës për Kosovën, ishte dhe mbetet i jashtëzakonshëm.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, populli shqiptar i Kosovës në veçanti dhe kombi shqiptar në përgjithësi, duhet të jetë mirënjohës ndaj kontributit të madh e rolit kolosal që ka luajtur shqiptaro-amerikanja Drita Perezic, në funksionimin e jetës normale në Kosovë.
Xhevati Kraja, shqiptaro-amerikani liridashës, eprori i lartë i policisë së SHBA-ve në Kosovë, është pjesëmarrës aktiv që në fillim në formimin e policisë së Kosovës, ngritjes së saj në nivel të lartë dhe të trajnimeve profesionale të kuadrit në tërësi e në veçanti të drejtuesve të sotëm dhe të ardhshëm!
Drita e madhe, shqiptaro-amerikanja fisnike, së bashku me Xhevatin e shumë të tjerë, vazhdojnë me përkushtim kauzën e shenjtë në funksion të konsolidimit të shtetit të Kosovës e të avancimit të mirëqenës e të krijimit të kushteve normale të zhvillimit të jetës me kualitet e tolerance njerëzore përparimtare demokratike.
Te dy edhe sot japin kontributin e tyre për ngritjen e institucioneve ligjbatuese të Kosovës!
Ishte kënaqësia ime që isha së bashku me ta në darkë!
Për këtë i falënderoj shumë!
Në restorantin Country House në Prishtinë, më 28 prill 2016!