Ne mbrojtje te shqiptareve qe banojne ne Malin e Zi, te shkeputun nga Shqipnia prej vendimeve te Fuqive te Medha, me 1880 dhe me 1913 dhe 1921, Deputetja e Parlamentit te Shqiperise, zonja Ledi Shamku Shkreli, ka adresuar nje memorandum ndaj autoriteteve akademike te Republikes se Malit te Zi, vend kandidat per EU.
Eshte thjesht ai hap i pare qe do te duhet ta benin fillimisht institucionet shkencore, dhe autoritetet ne menyre te institucionalizueme. Ne fund fare eshte nje detyre, ne mbrojtje te qenies se kombit tone europian, qe don me rrnue ne keto ane, me fqinj paqesore dhe pa hile, ne nji epoke te re integruese ne kontinent.
Por kjo epoke nuk duron falsifikime, sjelljeve dyfaqesore, provokime dhe aq me pak goditje te jetes normale te popullit shqiptar ne Malin e Zi.
Memorandumi eshte nje mbrojtje dhe proteste e argumentueme ndaj nje provokimi te pangjashem per shqiptaret Hotit, Grudes, Trieshit, Kojes, provokim ndaj banoreve te Plaves, Gucise, Rozhajes, Shestanit, Ljarjes, Krajes, Ulqinit, Anes se Malit, ndermarre tashme jo nga politikanet malazeze, te cilet sigurisht qe jane nxitesit nen rrogoze, por nga akademiket e e nje vendi aspirant per EU dhe NATO. Provokimi i akademikeve sot realizohet ne ditet kur po ndodh procesi i boshatisjes dhe sllavizacijas se plote te Shestanit, Ljarjes, kur drejtimi politik i komunes se Tuzit eshte vendosur, per here te pare ne disa dekada, ne duart e banoreve boshnjake te ardhur rishtazi, si kolone te sjelle nga pushteti, ne rrethanat kur nje politike e fshehte boshatisjeje ndaj popullsise shqiptare te Malesise eshte ne permasa gjithnje ne rritje.
Shqiptaret duhet te ndalin procesin e sllavizacijas, qe beri qe Kuci dhe Palbardhi mos te flasin ma shqip, qe disa shqiptare te Plaves, Gucice dhe Rozhajes te deklarohen sllave, nderkohe qe jane shqiptare me rranje shekullore; qe shkolla e mesme e Tuzit mos te adresohet si shkolle e shqiptareve te Malesise.
Provokimi i akademise malazeze te sherbeje si nxitje per te mbrojtur Shasin dhe kishat e tija te lashta arbnore, sic kane bere me aq mencuri brezi i ri i Ulqinit, Anes se Malit; te sherbeje si shtyse per te mbrojtur Vendet historike ne Shestan, sic kane bere me aq dashuri dhe mencuri shqiptaret e Krajes; te sherbeje per te ringritur Kullat ne Koje, Triesh, Traboin, Vuksalekaj, Rapshe, Grude, njellojsic eshte ngritur Kulla e Ded Gjo Luli ne Bardhaj; te sherbeje per te kerkuar shteti shqiptar, ngritjen e sistemit arsimor ne Tivar te Vjeter dhe Dobrovode, e kudo gjetke ku femijet shqiptare kane nevoje per mesim ne gjuhen amtare; mos i leshoni kullat burrat e Malesise.
Komuniteti Malesor ne USA duhet te grumbulloje fondet per ringritjen e kullave, piramidave shqiptare:ju bij te pamposhtun te Arberise, ju qe keni ditur aq bujarisht e trimerisht,me 1998 dhe me1999, te grumbullonit te ardhurat per Fondin “Vendlindja Therret”, qe bani te lindte UCK, ju qe mbushet radhet e Divizionit Atlantiku, dhe shkuat ne mbrojtje te Kosoves Martire, ju do te mbroni vendin nga Sllavizacija e heshtur, permes promovimit te lirise, europianizmit, mbeshtetjes se institucioneve shqiptare demokratike. Kjo qe ka bere Akademija Malazeze eshte nje provokacija. E kunderta ka ndodhur praktikisht me trevat shqiptare ne Mal te Zi ne shekuj: Sllavizacija.
Cfare duhet te presin ma politikanet shqiptare te Malit te Zi, per t’u vendosur vetem ne nje rresht: ne rreshtin e vetem te mbrojtjes se popullit te tyre te traumatizuem, pa perkrahje dhe te trathtuem nga shqiptaret e kompromiseve te paprincipta?! Cfare duhet te presin ma shume, autoritetet shteterore Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves, qe te protestojne ndaj ketij provokimi anti-historik, te nxitur politikisht, ndaj popullit te martizuem shqiptar ne Republiken e Malit te Zi, qe po ndrydhet, po shpronesohet, po dhunohet kulturalisht, e po shkombetarizohet, ne heshtje sistematike?!