“Në organizim të Komunës së Ulqinit do të shënohet dhjetë vjetori i Pavarësisë së Malit të Zi.
Programi solemn i shënimit të jubileut do të mbahet ditën e premte më 20 maj në orën 20 në Qendrën për kulturë”, kështu thuhet në një ftesë rreth këtij solemniteti që do të organizohet nga Komuna e Ulqinit.
Mali i Zi këtë vit shënon 10 vjetorin e pavarësisë. Në referendumin e pavarësisë së Malit të Zi ndikuan mjaft edhe shqiptarët të cilët masovikisht votuan në referendumin e 21 majit të vitit 2006 për shkëputjen e kësaj republike nga Serbia.