Presidenti-nishani-pret-nxenesit-shqiptare-nga-mali-ziPresidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani mikpriti sot në Institucionin e Presidentit të Republikës një grup nxënësish dhe arsimtarësh nga Ulqini, Tuzi, Plava, Gucia dhe Rozhaja të cilët prej disa ditësh po vizitojnë Shqipërinë me ftesë të veçantë të Kreut të Shtetit.

Duke i uruar vëllazërisht mirëseardhjen në Institucionin më të lartë të vendit, Kreu i Shtetit u shpreh: “Unë ju uroj mirëseardhjen! Është një kënaqësi e madhe për mua që ju përgjigjët ftesës sime dhe kaluat një fundjavë në Shqipëri! Ishte një dëshirë e imja dhe e Institucionit të Presidentit që nxënës nga viset shqiptare të vendeve fqinje të kishin mundësi të vinin këtu dhe të bisedonim. E di që ju keni mundësi të vini edhe individualisht, edhe me familjet tuaja, por dëshira ishte që t’ju mirëprisnim si Institucion dhe në mënyrë zyrtare, kështu që unë ju falënderoj që e pranuat ftesën në radhë të parë, dhe shpresoj dhe uroj që t’ia keni kaluar mirë këto ditë!”, njofton zyra e Presidentit te Republikës së Shqipërisë
Presidenti-nishani-pret-nxenesit-shqiptare-nga-mali-zi-1
baneri-web-sajte-origjinaliPresidenti Nishani, gjatë takimit vlerësoi punën dhe sakrificat e shqiptarëve për të ruajtur dhe mbajtur të pandryshuar identitetin tonë kombëtar dhe kulturor që nga gjuha, zakonet dhe traditat e mira.

Përfaqësuesit e mësuesve dhe nxënësve falënderuan gjatë bashkëbisedimit vëllazëror Kreun e Shtetit dhe theksuan se takime të tilla veçse forcojnë urat e bashkëpunimit dhe çelin një kohë të re të takimeve me bashkëkombësit.

By admini