NP “VEPRIMTARITË KOMUNALE” e qytetit të Ulqinit viteve të fundit shquhet për korektesë dhe vazhdimësi në në punë. Puna dhe përkushtimi i tyre është vërejtur gjatë tërë këtyre viteve dhe mund të merret si një ndër ndërmarrjet për tu marrë shembull në komunën tonë.
Si nën drejtimin e, tashmë ish drejtoreshës Zana Sarvas dhe ish drejtorit Seit Katana, por edhe sipas të gjitha gjasave edhe nën drejtimin e drejtorit të ri të emeruar së fundmi, Meto Zenka, pna në këtë ndrëmarrje vazhdon në të njëjtat ritme.
Së fundmi, siç mësohet nga NP “VEPRIMTARITË KOMUNALE” Ulqin, sektori “Pastrimi”, filloj që në mënyren më të sofistikuar të bëjë larjen e rrugëve dhe trotuarëve.
Aksioni i larjes bëhët me makineri speciale e cila eliminon cdo lloj mbeturine nga asfalti dhe trotoarët.
Poashtu është duke u panuar edhe ne heqjen e çamçakezëve nga trotoarët.
Gjithashtu punohet edhe në pastrimin e kaçubave dhe barit nga muret në hyrjen në Qytetin e vjetër. Kjo ndërmarrje me sygjerim të kujdestarit bën përcjelljen dhe identifikimin e deponive te egra, bartjen e materijalit inert si dhe mobiljeve të vjetra të cilat qytetarët i deponojnë pranë kontejnerëve.
Nga kjo ndërmarrje lajmërojnë qytetarët që janë të obliguar me Vendimin e Rendit komunal të Komunës së Ulqinit, këto lloj të mbeturinave të hudhen cdo të Diele prej orës 7:00 deri 12:00.
Për funksionin sa më të mirë të ndërmarrjes duhet bashkëpunim i ngushte me qytetaret sidomos në sensibilizimn e tyre.