Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 18/04/2016, nr. dekreti 9517 Cafo Beg – Ulqinit (pas vdekjes) Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin:
“Në nderim të figurës së tij të respektuar, të atdhetarizmit e veprimtarisë së tij politike dhe patriotike, si Kryetar i Parë Shqiptar i Bashkisë së Ulqinit për dy dekada në mes të dy luftërave botërore, si dhe deputet i Ulqinit në Parlamentin e Shqipërisë, para Luftës së Dytë Botërore, frymëzim për kombëtarizim dhe atdhedashuri”.