silver-korda-ulqinShkruar nga Silver Korda

ÇOBANËT I KEMI BA MILIONERË

Kemi kriju kulte të tmerrshme
analfabetët i çojm në qiell
me kangë e tekste të çnershme
kur i nigjej më vjen me vjell!

Nuk i livdojm meritorët kombtar
par kangëtaret ordinere
veç hundi i pejngen me kullot bar
dijetarët si dhurojmë me far ndere!

I kemi ba askushat milionerë
që flasin e sillen sikur dhitë
me tekstet e tyne plet me vner
na helmohen kadal fëmit!

Në vend se me mush shkrimtarët kuletën,
profesorat e univerzitetit
hulumtusit për shkencë shkrijnë jetën
plaken e vdesin prej sikletit!

Koncerte, programe, me kaçamak tallave
me zane false të pa artikulume
muzikë gabelsh, oriento-sllave
prej femnave lakuriqe të interpretume!

Historianët me gjithë linguistët
me muj e vite pa pare, pa pullë
Ulqinit kanë kontribu edhe artistët
shpesh s`kanë pas me hangër as qull!

Bulevardet e Ulqinit me pllakate
me çobanesha që demek kënojn
kanë gadit edhe pallate
e dijetarët nepër kateca na banojn!

Edhe ma i tmerrshëm fenomeni
Ulqinakët nigjojn turbo-folk sllav
s`merret vesh se a kënojn, a lef qeni
ku jetoni, në Ulqin a në Plav?

Deri kur doni me finansu degjenerimin
halabakët na edukojn nipat e mesat
mos e pritni ma përparimin
se korifet veç i kanë hup shpresat!

Zvicër 15. janar 2009

P.S. Jam i bindun se keni mendu se këtë bejt e shkruva tesh…
Pra, para 7 vitesh, par sikurëse të ishte aktual..Kja kallxen se në Ulqin nuk ka nryshime, nuk ka përparim, nuk ka zhvillim… Sa i taken të ashtuqujtun muzikë- vlenë për marë trevat shqipfolëse!

By admini